BallinaKryesore“Berisha dhe Rama duhet të jenë e shkuara”/ Basha: PD, në një...

“Berisha dhe Rama duhet të jenë e shkuara”/ Basha: PD, në një proces përgatitje për të forcuar aleancën me qytetarët

Gjatë prononcimit për mediat pas daljes nga prokuroria, kryedemokrati Lulzim Basha  ka akuzuar dyshen Berisha-Rama se  janë të bashkuar për një interes, dobësimin e opozitës.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se thirrjeve të Berishës demokratët i kanë dhënë përgjigje.

Si i konsideroni veprimet e Policisë së Shtetit dhe me çfarë argumenti do e kërkoni votën e demokratëve te cilët i sulmuat?

“Për veprimet e policisë, i qëndroj fjalës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe demokratët janë të bashkuar në qëllim. Sado të merreni me detaje ju siguroj që demokratët ndajnë një qëllim, largimin e Edi Ramës që përmes masakrës zgjedhore ka prodhuar korrupsion, varfëri. Berisha ngaqë është shpallur non  grata thotë më mirë mos të ketë PD dhe ka bërë të qartë që  në këtë qëllim është i bashkuar me Edi Ramën. Duan të dobësojnë opozitën. Këta duhet të jenë e shkuara, në mendjen time janë e shkuara, në mendjet tona janë hallet e shqiptarëve. Kjo është përplasja. Një pakicë që do ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe një shumicë që po pret zgjidhje

Po nëse hapet dosja e 21 janarit?

“Dosja është proceduar në mënyrë të plotë dhe mos ta kthejmë këtë në një kalvar të gjatë pyetjesh. Thirrjeve të Berishës demokratët e vërteti i kanë dhënë përgjigje. Jane thirrje për të ndihmuar Partinë Demokratike. Ne do të jemi në një proces përgatitje për të forcuar aleancën me qytetarët.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular