BallinaKryesoreBroja po i “çmend” të gjithë, disa klube në Angli duan të...

Broja po i “çmend” të gjithë, disa klube në Angli duan të nënshkruajnë me sulmuesin shqiptar. Southampton e kërkon përgjithmonë, por…

Skuadra e Southampton është e interesuar të nënshkruajë me Armando Brojën nga Chelsea pergjithmone, por po përballet me konkurrencë nga klubet e tjera angleze.

‘Shenjtorët’ janë të vetëdijshëm për interesimin e klubeve të tjera pas paraqitjeve mbresëlënëse të kohëve të fundit për sulmuesin 20-vjeçar.

Një varg klubesh të Ligës Premier duan të nënshkruajnë me sulmuesin e ri këtë muaj, shkruan SkySports.

Një burim brenda klubit të Chelseat, i ka thënë këtij mediumi se klubet e interesuara tashmë kanë pyetur se sa do të kushtojë blerja e Brojës brenda këtë muaji.

Por duket se Chelsea po shqyrton që ta mbajë Brojën, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë me klubin nga Stamford Bridge. Madje Blutë e Londrës mund ta përmirësojnë kontratën e tij.

Broja ka shënuar pesë gola në 15 paraqitje në Premier League këtë sezon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular