BallinaAktualitetNjë rrugë në qendër të Peshkopisë, merr emrin e Dëshmorit të Atdheut,...

Një rrugë në qendër të Peshkopisë, merr emrin e Dëshmorit të Atdheut, Artan Cuku

Në nderim të dëshmorëve të policisë së shtetit, të rënë në krye të detyrës, sot drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ishte në Dibër.

Me propozim të drejtorit Nano, këshilli Bashkiak Dibër përjetësoi emrin e drejtues i parë Artan Cukut, duke i vënë emrin e tij një rruge në pedonalen e qytetit të Peshkopisë. Artan Cuku u vra për shkak të detyrës në derën e pallatit të tij me 8 prill 2017.

Nano në fjalën e tij u shpreh se që nga dita e parë kam nisur të vlerësoj dëshmorët e Atdheut të rënë në krye të detyrës nga radhët e policisë së shtetit dhe për këtë vlerësoj pushtetin vendor që i është përgjigjur kërkesës time për të përjetësuar emrat e tyre.

Nano: Artan Cuku kaloi një karrierë shumë dinamike dhe të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit, duke kryer detyra në nivele të ndryshme drejtimi, nga më të ulëtat, deri të ato më të lartat, dhe e mbylli jetën e tij të re pas një atentati të pabesë, nga një dorë kriminale, me 8 prill 2017. Vrasësi i paguar dhe porositësi i këtij krimi u arrestuan nga forcat e Policisë se Shtetit.

Prefekti i Qarkut Dibër vlerësoi lart figurën e drejtues i parë Artan Cukut, si bir i Dibrës zgjodhi të jetë përballë krimit, përballë duke e luftuar të keqen dhe kurrë nuk bëri kompromis, deri sa dhe edhe jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular