BallinaBotaParalajmërimi i ministrit të Jashtëm polak: Evropa në rrezikun më të madh...

Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm polak: Evropa në rrezikun më të madh për luftë në 30 vitet e fundit

Ministri i Jashtëm i Polonisë ka bërë një deklaratë të fortë nga Viena, gjatë një takimi mes diplomatëve që synon të qetësojë tensionet e rritura mes Rusisë dhe Ukrainës.

Reuters” raporton se ministri i Jashtëm ka paralajmëruar që “Evropa është më afër luftës sesa ka qenë në këto 30 vjet”.

Deklarata e tij u bë para të dërguarve nga 57 vendet anëtare të OSBE.

Zbignieë Rau nuk përmendi Rusinë, por renditi një varg konfliktesh në të cilat pretendohet përfshirja e Moskës.

“Duket se rreziku i luftës në zonën e OSBE-së është tani më i madh se kurrë më parë në 30 vitet e fundit,” tha Rau në fjalim duke përshkruar prioritetet e vendit të tij ndërsa mban kryesimin e rradhës të OSBE-së këtë vit.

“Prej disa javësh ne jemi përballur me perspektivën e një përshkallëzimi të madh ushtarak në Evropën Lindore.”

Polonia është ndër vendet anëtare të NATO-s që është treguar e ashpër në përballjen me atë që ajo e quan si ambiciet revizioniste të Rusisë në Evropën Lindore.

“Ne duhet të fokusohemi në një zgjidhje paqësore të konfliktit në dhe rreth Ukrainës,” shtoi Rau, duke bërë thirrje për “respektim të plotë të sovranitetit, integritetit territorial dhe unitetit të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Rusia ka vendosur më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të saj me Ukrainën, e cila tashmë po lufton me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të saj. Rusia aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular