BallinaKryesore“PD, pengesë për valltarët e tranzicionit”/ Basha i prerë: S’lëshojmë pe! Historia...

“PD, pengesë për valltarët e tranzicionit”/ Basha i prerë: S’lëshojmë pe! Historia më ka vendosur në ballë të kësaj beteje

Në një prononcim për mediat pas dëshmisë së dhënë përpara prokurorisë për protestën e 8 janarit kryedemokrati Lulzim Basha është është shprehur se 8 janari dhe dita e sotme  kanë hyrë në histori si ditë të dhimbshme për shqiptarët që duan institucione të pavarura , t’i japin fund dhunës, korrupsionit dhe rruga për ta bërë këtë është të qëndrojmë së bashku.

“Jemi të vendosur që të mos lëshojmë pe dhe të mos pranojmë për asnjë çast që pakica 30 vjeçare e tranzicionit të bëhet e përhershme por që shumica e shqiptarëve dhe dëshira për ndryshim të marrë formë përmes zgjedhjeve të lira. E sot,ja si 8 janari kanë hyrë në histori si ditë të dhimbshme për shqiptarët që duan institucione të pavarura , t’i japin fund dhunës, korrupsionit dhe rruga për ta bërë këtë është të qëndrojmë së bashku.
Pse e fortifikuat selinë dhe a dhatë shpjegime për personat e supozuar të armatosur brenda selisë? Si do ta kërkoni votën e demokratëve?

Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësitë që më takojnë dhe fjalët të përkthehen në vepra.  Valltarët e tranzicionit duan ta shkatërrojnë Partinë Demokratike që është një pengesë për ta.  Është një mision siç nuk mund të braktis fëmijët e mi, nënën time. Historia me  ka vendosur në ballë të kësaj beteje. E di që shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin. PD ishte e përgatitur për çdo skenar dhe kishim një qëllimi, të shmangnim gjakderdhjen me 8 janar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular