BallinaAktualitetProtesta e dhunshme e Sali Berishës, Lulzim Basha mbaron dhënien e dëshmisë...

Protesta e dhunshme e Sali Berishës, Lulzim Basha mbaron dhënien e dëshmisë pas dy orësh në Prokurorinë e Tiranës!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbaruar dhënien e dëshmisë në prokurorinë e Tiranës.  Kryedemokarti ka shkuar sot rreth orës 13:30 në Prokurori dhe ka dal në oren 15:30. 

Për rreth dy orë kryedemokrati u mor në pyetje për atë që ndodhi në protestën e thirrur prej ish-kryeministrit Sali Berisha, më 8 janar në selinë blu.

“Jemi të vendosur që të mos lëshojmë per dhe të mos pranojmë për asnjë çast që pakica 30 vjeçare e tranzicionit të bëhet e përhershme por që shumica e shqiptarëve dhe dëshira për ndryshim të marrë formë përmes zgjedhjeve të lira.

E sot, ja si 8 janari kanë hyrë në histori si ditë të dhimbshme për shqiptarët që duan institucione të pavarura, t’i japin fund dhunës, korrupsionit dhe rruga për ta bërë këtë është të qëndrojmë së bashku”, tha Basha për mediat.

Rreth orës 11:00, u paraqit në Prokurori edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Ditën e enjte, ish kryeministri Sali Berisha u mor në pyetje për rreth 3 orë lidhur me protestën e dhunshme.

Pas marrjes në pyetje, Berisha në një deklaratë për mediat hodhi akuza ndaj Bashës se mbështetës të tij ishin të armatosur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular