BallinaBotaSKANDALI+FOTO/ I dyshuar për orgji me të mitura, si i solli financieri...

SKANDALI+FOTO/ I dyshuar për orgji me të mitura, si i solli financieri tetë gra në Shtëpinë e Bardhë dhe rezidencë Bill Clinton-it

Financieri i dyshuar për organizimin e orgjive me vajza të mitura, Jeffrey Epstein, raportohet të ketë bërë dhjetëra vizita në Shtëpinë e Bardhë, kur në detyrë ishte ish-presidenti Bill Clinton.

Sipas informacioneve të siguruara ekskluzivisht nga “DailyMail.com” mësohet se Epstein nuk ishte i vetëm gjatë udhëtimeve të tij në Shtëpinë e Bardhë, por bashkë me tetë gra të ndryshme.

Regjistrat e vizitorëve të zbuluar muajin e kaluar konfirmuan se pedofili i ndjerë kishte vizituar të paktën 17 herë gjatë mandatit të parë të Bill Clinton-in, duke filluar menjëherë pas përurimit të tij në vitin 1993. Raprtohet se vizitat janë kryer mes viteve 1993-1995.

Pamjet e pazbuluara më parë tregojnë gjithashtu financierin, i cili në tre raste vizitoi Shtëpinë e Bardhë dy herë në një ditë. Në disa prej fotove të fiksuara pedofili i ndjerë shfaqet në podiumin e sallës së konferencës në Shtëpinë e Bardhë në rezidencën e presidentit në Palm Beach.

Natyra e vizitave të Epstein nuk zbulohet në regjistrat e vizitorëve, megjithatë, ato tregojnë se gjatë një darkë në “Blue Room” ishin të pranishme dhjetëra gra.

Shumë nga gratë që Epstein mori në vizitat e tij në Uashington dihej se kishin pasur marrëdhënie romantike me të. Në listë përfshihen: Celina Midelfart, asokohe  21 vjeç, Eva Andersson-Dubin, 33, Francis Jardine, e cila besohej se ishte në të 20-at dhe e dashura e tij e dikurshme, Ghislaine Maxwell, e cila ishte 32 vjeç. Katër gratë e tjera që shfaqen gjithashtu në regjistra janë Jennifer Garrison, Shelley Gafni, Jennifer Driver dhe Lyoubov Orlov

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular