BallinaAktualitetVIDEO/“Vrasës! Antiamerikani i fundit në Shqipëri”. Debat i ashpër mes Sali Berishës...

VIDEO/“Vrasës! Antiamerikani i fundit në Shqipëri”. Debat i ashpër mes Sali Berishës dhe gazetarit: Je një qen që leh sipas programit të…

Është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza të forta debati mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Imer Mushkolaj, gjatë një emisioni televiziv në Kosovë.

Gazetari akuzoi Berishën për një seri ngjarjesh në Shqipëri duke e konsideruar ish-kryeministrin si vrasës dhe antiamerikanin e fundit në Shqipëri.

Berisha iu kundërpërgjigj duke e quajtur skllav, dhe një njeri që leh sipas programit të Novi Sadit.

DEBATET

Gazetari: Lëri pallavrat o zotëri, lëri gënjeshtrat. Cila është përgjegjësia juaj për vrasjet zotëri?! Këtë na sqaro

Berisha: 21 janari kishte axhendë politike.

Gazetari: Cila është përgjegjësia juaj si kryeministër këtë na sqaro… Apo nuk keni përgjegjësi ju?! Ata bënë vetëvrasje në bulevard?!

Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.

Gazetari: Nëse unë jam skllav, ti je vrasës! Vrasësi i më shumë se 20 vetëve në Gërdec, djegës i Shqipërisë në 97-ës.

Berisha: Ti thjesht leh sipas programit të Novi Sadi-t.

Gazetari: Antiamerikani ndër të fundit dhe tani shet moral. Ti ke shumë mëkate zotëri që prej 97-ës e tutje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular