“Vija e kuqe është kaluar prej kohësh”/ Basha për Berishën: S’mund të sulmosh shtëpinë tënde, mashtrimet e tij po shkatërrojnë PD

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur për mediat se nuk ka mundur të identifikojë personat që dolën nga ballkoni i selisë së PD dhe sulmuan protestuesit. Ai tha se hetimet për identifikimin e tyre i takojnë drejtësisë.

“Unë skam arritur të identifikoj. Pozicionimi i dritares dhe rrethanave e bën të pamundur identifikimin. Kjo është detyra e drejtësisë të zbardhë atë që ka ndodhur. Unë nuk merren me identifikimin e kush hyn e kush del nga PD. Duhet të jemi gjakftohtë që të mos ushqejmë qytetarëve gjithçka që i vjen në mendje. Drejtësia duhet të zbardhë gjithçka e të vendosë para drejtësisë frymëzuesit, organizatorët dhe ata që ushtruan dhunë ndaj nesh e demokratëve e që donin të shkaktonin vëllavrasje, e nuk ia dolën”, tha Basha.

Basha tha më tej se vija e kuqe është kaluar prej kohësh, ndërsa shtoi se atyre i takon që të qëndrojnë larg përçarjes dhe gjuhës së urrejtjes.

“Jo, as e kam lexuar e as kam dijeni për këtë. Padiskutim që ka një interes nga ana e hetimit, ndërsa interesi im kryesor është që demokratët të rikthehen në kryhet ë betejës ndaj keqqeverisjes. Ta bëjmë këtë larg përçarjes dhe gjuhës së urrejtjes. Vija kuqe është kaluar prej kohësh. Instrumenti i vetëm për ndryshim ishte 25 prilli. Ne duam të kthehemi me energjinë tonë në betejën që ka nisur, për të mundësuar një drejtësi që ndëshkon politikanët e korruptuar, e që janë e vetmja mënyrë për t’i kthyer Shqipërinë shqiptarëve”, u shpreh kryedemokrati.

Akuzave të Berishës se ai po bashkëpunon me Ramën, Basha iu përgjigj:

 

 

“Është një akuzë shtesë nga dhjetëra që janë hedhur. Kjo i shërben Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ata po ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ne po pengohemi të bëjmë punën tonë. Për këdo që do të ketë sytë e hapura e kupton që nga këto mashtrime dëmtohet PD dhe përfiton Rama. Sa më pak të merremi me të shkuarën që përfaqëson Berisha dhe Rama e sa më shumë të merremi me shqiptarët duke thënë se jemi shumica. Ne do të lëmë pas hijet e së shkuarës e do të bëhemi bashkë sepse kemi një vend të mrekullueshëm. Kemi të gjitha mundësitë për të ndërtuar një vend normal. Aktorët e tranzicionit duan ta mbajnë Shqipërinë siç është, kush e do këtë është thërritur në këtë aleancë për të bërë pjesën e vet. Pakica absolute që ka marrë peng Shqipërinë të mos vazhdojë të sundojë dhe shumicës t’i kthehet shpresa. Si mund të ndihem kur do të isha këtu për të shtyrë përpara agjendën e korrupsionit të Ramës apo për të mbrojtur të drejtat tuaja si gazetarë, interesat e qytetarëve. Si mund të ndihesh mirë pasi ke sulmuar atë që quhet shtëpia jote. Unë s’duhet të isha duke harxhuar këto orë. Këto janë një kurth i ngritur në bashkëpunim nga autorët e tranzicionit. Shqiptarët nuk duan të shohin Shqipërinë kështu”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.