BallinaKronikeNjëra vetëm 16 vjeçe, mbesat vjedhin dajen në Tiranë

Njëra vetëm 16 vjeçe, mbesat vjedhin dajen në Tiranë

Policia ka proceduar penalisht dy vajza, të cilat akuzohet se kanë vjedhur dajen e tyre. Specialistët e për Hetimin e Krimeve në Komisaratin nr.4 të Tiranës morën denoncimin e 37-vjeçarit për vjedhje dhe pasi nisën kërkimet zbuluan se autore të kësaj vepre penale ishin dy mbesat e tij, njëra 23 vjeçe dhe tjetra vetëm 16 vjeçe.

Dy të rejat janë vajza teze me njëra-tjetrën dhe duket se kishin bërënjë plan të mirëfilltë për t’i marrë dajes së tyre një shumë parash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetaset E. D., 23 vjeçe dhe A. M., 16 vjeçe (kushërira), pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular