BallinaKryesoreProtestat e ardhshme të Berishës, Bardhi paralajmëron ish-kryeministrin: Do të merren të...

Protestat e ardhshme të Berishës, Bardhi paralajmëron ish-kryeministrin: Do të merren të gjithë masat, kush kryen krime duhet të ndëshkohet

Numri 2 i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, deklaroi se do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme, organizative dhe ligjore, nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të deklarojë protestën e ardhshme.

“Të gjitha masat ligjore dhe organizative për të shmangur dëmtimin apo sulmin e pa precedentë që ndodhi në 8 janar. Do të marrim të gjitha masat. Padiskutim do të thërrasim edhe policinë. Kush kryen krim, të gjithë duhet të ndëshkohen”, u shpreh Bardhi.

Sakaq, Bardhi tha se nuk kishte asnjë informacion lidhur me ndërtimin e kullave në selinë e PD. Ai tha se pas deklaratave të zotit Berisha mbi këtë çështje, ka kërkuar
informacion në Bashkinë e Tiranës lidhur me këtë projekt, por deri më tani, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ai siguroi demokratët, se kontrata me shtetin shqiptar do të vijojë të respektohet dhe godina do i mbetet PD.

“Ditën e djeshme kam paraqitur një kërkesë se si projekt ekziston në Bashkinë e Tiranës. Dje kam përgatitur një kërkesë për të marrë informacion se për çfarë projekti bëhet fjalë. Dua të sqaroj shqiptarët, se sipas planit ndërtimor, zona është zonë institucionale e nuk lejohet ndërtimi i kullave. Për t’i paraprirë kësaj afere që në dukje duket aferë e pastër korruptive, kam kërkuar informacion zyrtar dhe do e ndjek këtë në rrugë institucionale. E vërteta është që nuk ka asnjë projekt për të cilën PD të ketë në dijeni në selinë e saj qendrore. Ne kemi një kontratë me shtetin shqiptar e ne asaj do i qëndrojmë deri në fund, ajo është e do të vijojë të jetë selia e PD”, tha Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular