Drogë, seks dhe rap? Njihuni me pasanikun e “Përputhen” që futi në sherr tri vajza pasi zgjodhi Anën: Paraja është thjesht letër kur…

0

Bledi Beqiri, i njohur në muzikë si reperi Bloody, ishte një nga hyrjet e reja të ‘Për’puthen’ në vitin që lamë pas. Këtë Vit të Ri 2022, ai ka vendosur të luajë me protagonizmin e tij, duke futur në konflikt tri vajzat në garë, pikërisht Anën, Mikelën dhe Efin

Djali nga Struga ka marrë vëmendjen më të madhe nga të gjitha hyrjet, edhe për faktin se bën përshtypje me fizikun dhe luksin e tij, ndërkohë që nuk ishte fare i panjohur për publikun.

Si një nga reperët e muzikës që numëron miliona klikime në “Youtube” me këngët e tij, gjatë puntatës së fundit të emisionit “Për’Puthen” ai shprehu hapur pëlqimin për Anën, ndërkohë që po komentohej takimi i kësaj të fundit me Kriston.

Deklaratat e Bledit habitën dy vajzat e tjera, Efin dhe Mikelën, edhe për faktin se Ana u shfaq e ulur në prehërin e tij, një skenë që dëshmon për një intimitet të avancuar mes tyre.

Pasi i tha se do ta pyeste për familjen, Ana shkoi t’i ulej në prehër dhe thumboi Mikelën duke i thënë se kështu do rrijnë në takim, e jo sipër pianos. Ajo e pyeti hapur Bledin se çfarë do bënte për të dhe ajo iu përgjigj. “Do mundohesha gjithçka të zbuloj, dhe më tepër nga ty. Pjesën e familjes, pjesën e nënës që mua më intereson kjo gjë. Jam vetë tip që i shoh gjërat më shumë”.

foto galeri foto galeri foto galeri

“Po këtë më pyet dhe unë do të të ulem kështu, jo sipër pianos”, ia ktheu ajo. Por kaq u desh që Mikela të reagonte me gjuhë ofenduese dhe banale, duke iu referuar edhe Bledit pas zgjedhjes së bëri: “Djemtë këtu të lënë për të dëshiruar dhe të shkrefin fare”.

Por ndërkohë që ai zgjodhi Anën dhe bëri të inatosen Mikela dhe Efi, le të zbulojmë pak më shumë nga jeta e Bledit nga Maqedonia, rrëfyer gjithçka nga vetë ai gjatë një intervistë të dhënë ekskluzivisht për “Panorama Plus”, para se të hynte në “Për’puthen”.

Bloody, si një reper i ri edhe në botën e muzikës, u bë i njohur brenda një periudhe të shkurtër. Me origjinë nga Struga, ai publikoi para tre vitesh projektin e tij me titull “Nutella”, që në pak kohë u bë pjesë e “The Top List” së “Top Channel”.

Në intervistën për “Panorama Plus”, Bloody foli për profilin unik dhe depërtimin në tregun e muzikës së luksit, ku jeta që bëjnë pasqyrohet si një “reality show” në klipet e tyre, ashtu si Bllody, i cili deklaroi se, “që prej fillimit kur kam nisur hapat e parë të muzikës, i kam dhënë fjalën vetes që çdo këngë që do bëj, do të jetë e kompletuar me një videoklip. Sa i përket dallimit si reper, gjithmonë mundohem të përcjell mesazhe të mira tek ata që pëlqejnë muzikën time. Gjithmonë dua që të njihem si shembull i mirë e jo për skandale ose diçka e tillë. Thjesht dua t’i motivoj të gjithë ata që kanë ëndrra në jetë, që t’i realizojnë të gjitha, duke mos e humbur asnjëherë besimin në vetvete.”

Zakonisht, jeta e një reperi nënkupton rrezikun, paratë dhe femrat. Po jeta e tij? “Po, në fakt jeta e një reperi ashtu është me pak fjalë ‘jo e qetë’, sepse ka edhe nga ata që të mbështesin fuqishëm, por ka edhe nga ata që të urrejnë fuqishëm. Por gjithsesi gjërat gjithmonë duhet të merren lehtë e qetë, që t’i anashkalosh të gjitha vështirësitë”.

BLEDI I “PËR’PUTHEN”: NË BOTËN E SHOWBIZIT SHUMICA E FEMRAVE TË AFROHEN PËR INTERES, JA PSE PARANË E SHOH SI LETËR

Por çfarë mendon Bledi i “Për’puthen” për femrat dhe paratë? “Sa u përket femrave, kur arrin deri në një pikë të lartë, ka nga ato që të duan për atë që je, por shumica afrohen vetëm e vetëm për shkaqe interesi (të paktën kështu mendoj unë). Ndërsa për paranë, normal që paraja është gjithçka në këtë kohë që jetojmë, por jo për mua. Për mua është thjesht një letër sepse në fund të fundit ç’të duhet paraja kur jetën e ke të shkatërruar, të parehatshme dhe s’je i lumtur. Ndërsa për aventurat nuk di nga t’ia nis. I kam bërë të gjitha në këtë jetë e s’më duket diçka interesante, por s’kam qejf të flas shumë për këtë pjesë sepse mendoj është më mirë të mbetet private”, tha ai.

Në lidhje me bashkëpunimet në muzikë, ai u shpreh: “Do kisha dashur të kisha një bashkëpunim me Dhurata Dorën ose Kidën. S’di pse, por më pëlqen stili i muzikës që ato bëjnë, është tepër i kapshëm për veshin tonë dhe besoj se përshtatem tepër me to. Tanyan e njoh vetëm si repere në treg, por që është futur fuqishëm. Nuk e njoh personalisht si person, por flas në aspektin muzikor, është duke bërë revolucion me stilin e saj. Bravo! Është duke bërë punën e saj më mirë se ç’duhet, e ndoshta është edhe më e mirë sesa disa repera djem, që janë në muzikën tonë e që kanë vetëm fjalë boshe e aspak vepra”.

Meqë përmendi reperat, cilin do të veçonte prej tyre, pra, kush është ai që e meriton të konsiderohet “mbreti” rap-it? “Të gjithë janë mbretër në stilin që ata kanë. Ndoshta ne shqiptarët jemi duke dominuar shumë nëpër botë për muzikën që bëjmë, por do të veçoja dy emra, me të cilët jam rritur duke dëgjuar muzikën e tyre: Getoar Selimin (Ghetto Geasy) dhe Unikkatil”.

MAKINA TË SHTRENJTA, DROGË DHE SEKS? DISA NGA PASIONET QË DOMINOJNË NË JETËN E BLEDIT

Makina të shtrenjta, drogë dhe seks, janë disa nga pasionet që dominojnë në stilin e jetës së një këngëtari rap, po Bledi ku e gjen veten?

“Jam tepër i pasionuar pas makinave. S’di pse i dua shumë, sidomos ato të markës ‘Mercedes Benz’, por çdokush ka shijen e vet e kjo nuk është diçka e çuditshme. Sa i përket drogës, kam pasur shumë mundësi që t’i provoj edhe këto të gjitha, nga A në ZH, por gjithmonë jam distancuar se nuk është diçka që më tërheq.

Gjithashtu mendoj që nuk është mirë të konsumohen. Ndoshta shumica i përdorin, duke menduar se ua bën trurin më aktiv për të shkruar tekste ose për të bërë jetë më të çmendur, por për mua jo. Unë arrij t’i bëj të gjitha këto pa përdorur drogë, ose gjëra të tilla si këto. Për seksin s’di çfarë të them. (Qesh) Gjithçka varet nga personi, sepse mund të kesh milionat ose miliardat, mund t’i kesh të gjitha mrekullitë e botës, por kur s’do, s’do dhe është e kotë. Kështu që, sido që të jetë, varet nga femrat. Nëse dikush të afrohet për atë pjesë e do se ka qejf ta bëjë me ty për x arsye. Pra, janë gjëra të cilat nuk parashikohen, gjithçka vjen spontanisht”, thotë ai.

Një djalë i muzikës së rrugës, a ka zemër për të dashuruar dhe vuajtur qoftë edhe në një program televiziv? “Rruga, jeta e dashuria, të tria lidhen bashkë, sepse nga rruga nis ta kuptosh jetën e nga jeta nis të kërkosh dashurinë. Të gjithë kemi zemër, të gjithë kemi ndjenja e kështu që mendoj se secili nga ne e ka nga një histori të vetën. Për mua, rruga, jeta, dashuria mendoj se janë sfidat më të forta për t’u bërë më i fortë në jetë”.

Për vargjet e këngës që e zbulojnë atë si mashkull, ai përgjigjet: “Është një këngë që quhet ‘Një shpresë’. Flet për mua personalisht si person dhe ka të bëjë sidomos tepër edhe me realitetin që sot ne e jetojmë. Por janë edhe disa të tjera, të cilat kanë të bëjnë me mua, gati përqindja më e madhe e këngëve që unë kam publikuar, kanë brenda pak Bledi, që tregojnë pjesën time pozitive dhe atë negative. Sepse në muzikë nuk mund të shkruash diçka që s’e ndjen dhe që s’ka të bëjë me ty”.

Sa për pjesëmarrjen në festival ai thotë: “Shumë do të kisha dëshirë të konkurroja në ‘Kënga Magjike’, por nëse gjithçka do të vlerësohet ashtu siç duhet, jo të vlerësohen njerëzit nga miqësia ose nga rrethi që ata kanë me jurinë ose stafin. Por nuk i dihet, ndoshta në të ardhmen do të jem pjesë”./Panorama Plus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.