BallinaAktualitetShoqata Nikaj- Merturi, proteston kundër Gjykatës në Kosovë. LIRONI VLLEZËRIT BEQIRAJ, PËR...

Shoqata Nikaj- Merturi, proteston kundër Gjykatës në Kosovë. LIRONI VLLEZËRIT BEQIRAJ, PËR NJË FLAMUR TË TURQISË

Shoqata Nikaj- Merturi, proteston kundër Gjykatës në Kosovë.
LIRONI VLLEZËRIT BEQIRAJ, PËR NJË FLAMUR TË TURQISË

Kaluan disa muaj se vëllezërit Arsim e Besim Beqiraj po mbahen në burg në Kosovë të akuzuar për grisjen e një flamuri turk, veprim i cili tregon papërgjegjshmëri të Policisë së Kosovës, Prokurorisë e Gjykatës e cila shkel të drejtat e njeriut për një copë beze, me simbolin e cilitdo komb të kishte.
Në secilin vend të botës demokratike protestuesi kur ndihet i ngacmuar në nacionalitetin e vet ka të të drejtë të protestojë në mënyra të ndryshme, pa cënuar fizikisht individin, e një ndër protestat është edhe djegja opo grisja e simboleve të një shteti sado i fuqishëm të jetë, dhe nuk është dënuar asnjë protestues.
Në Kosovë sot mbahen në burg dy vëllezer Arsim e Besim Beqiraj të kthyer nga Zvicra e për tu bashkuar me UÇK-në për çlirimin e Kosovës, dy biznesmen të nderuar që mbajnë në punë qindra punëtorë, gjthnjë në shërbim të qytetarëve e atëdheut, kryqëzohen për flamurin e Turqisë, sikur të shëmbej bota.
Në emër të shoqatës Nikaj-Mertur i kërkoj gjykatës përkatëse të shtetit Kosovar, lirimin e menjëhershëm të qytetarëve Kosovar me origjine nga Nikaj-Merturi zotërijve vllezërve Arsim e Besim Beqiraj të cilët në një vend demokratik e ligjor nuk ka asnjë shkelje të ligjeve e lirisë, edhe nëse ata e kanë grisur flamurin e secilit komb të botës.
Nuk u shëmb liria as marrëdhëniet me Turqinë nëse edhe unë e kushdo qytetarë shqiptar të grisin apo edhe të djegin një flamur kur gjëndem apo gjënden të provokuar.
Lirimi urgjent i tyre do të vëndoste në vend dinjitetin e tyre, familjarëve, miqve e identitetit tonë shqiptar.
Për shoqatën Nikaj-Mertur, dr. Mhill Gecaj-kryetar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular