BallinaKronikeEMRAT/Rrezikojnë jetën e efektivëve, arrestohen të “fortët” e Lezhës

EMRAT/Rrezikojnë jetën e efektivëve, arrestohen të “fortët” e Lezhës

Tre të rinj janë arrestuar në qytetin e Lezhës, pasi kundërshtuan efektivët e Policisë.

Sipas bluve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Aleksandër Ndoci 35 vjeç, Alberto Ndoci, 35 vjeç (kushërinj) me njëri tjetrin dhe Amarild Fizi 28-vjeç që të tre banues në Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcave “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.

Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por këta tre shtetas kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Kosova” pranë bllokut të shkollave të qytetit të Lezhës dhe pasi nuk i janë bindur patrullës së policisë, blutë kanë kërkuar ndihmën e kolegeve të tjerë.

Menjëherë pas sinjalizimit u vunë në lëvizje forcat “Shqiponja” dhe bënë shoqërimin në komisarit të tre të rinjve, ku pas veprimeve hetimore u bë dhe arrestimi i tyre.

Ndërkohë ngjarja ndodhi në mes të ditës në një zonë të populluar, duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve, të cilët ndaluan për të parë atë çfarë po ndodhte.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcave ‘Shqiponja’, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.

Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por këta tre shtetas kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Ll., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip ‘Volkswagen’, në gjendje të dehur, në masën 1.37 mg/l. Gjithashtu, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi në qytet Rrëshen, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, pa leje drejtimi”, sqaroi Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular