BallinaKryesoreMatura Shtetërore, afatet dhe formularët. Detajet e plotësimit të dokumentit për maturantët...

Matura Shtetërore, afatet dhe formularët. Detajet e plotësimit të dokumentit për maturantët e rinj e të vjetër

Nisin zyrtarisht ethet e Maturës Shtetërore 2022. Ministria e Arsimit ka bërë publik formularët A1/A1Z, hapi i parë i më shumë se tridhjetë mijë të rinjve drejt universitetit.

Aty maturantët specifikojnë llojin e gjuhës së huaj që do të japin provim me detyrim dhe lëndën e vetme me zgjedhje, të cilën mendojnë se mund t’i çojë drejt degës që dëshirojnë.

Ata duhet të zgjedhin midis kimisë, fizikës, biologjisë, historisë, gjeografisë, qytetarisë e psikologjisë, filozofisë e sociologjisë dhe ekonomisë. Për shkollat e mesme profesionale dhe artistike ka të tjera alternativa që lidhen direkt me specifikën e shkollës që kanë kryer.

Në listën e pyetjeve të përgjithshme që kërkohen nuk mungon ajo që specifikon nëse maturanti do të studiojë në vend apo jashtë. Një pikëpyetje që më shumë se sa një e dhënë statistikore, dëshmon dëshirën e të rinjve për t’u larguar.

Pavarësisht se sa arrijnë, çdo vit rreth shtatë mijë të rinj qarkojnë alternativën “PO” në pyetjen nëse do të aplikojnë për studime jashtë vendit.

Bashkë me formularin që e gjeni në foton bashkëngjitur, është botuar edhe kalendari datave të maturës, një proces i gjatë ky që shtrihet në të gjithë harkun kohor të vitit shkollor.

Që me përgatitjet në shkollë e deri tek orët e veçanta disa muaj përpara se maturantët t’u nënshtrohen provimeve të fundit.

Deri në fund të muajit shkurt, Qendra e Shërbimeve Arsimore, që kujdeset për të dhënat e tyre dhe ndërmjetëson me universitetet në fund, do të përpilojë në bazë të numrit të maturantëve aplikues, qendrat e provimeve të MSH 2022.

Më vonë nis mbledhja e bazës së të dhënave për dy vitet e para të gjimnazit, me të cilat do të ballafaqohen të rinjtë përpara se të hidhen në sistem e të ruhen në arkivin e shkollës.

Ndryshe nga sistemi parauniversitar që e mbyll shkollën në qershor, matura përfundon më herët, me qëllim për t’u lënë kohë të rinjve të freskojnë dijet e tri viteve.

Prill-maji është periudha kur nisin orët e veçanta në shkolla, që për shumicën e të rinjve shikohen si të pamjaftueshme. Arsye kjo për t’iu drejtuar kurseve private përgatitore për sezonin e provimeve, i cili është mbajtur përgjatë dy javëve të para të qershorit.

Me shtyrjen e afatit të fillimit të vitit shkollor për shkak të mësimit plotësues, edhe data e përfundimit është transferuar me një javë, nga data 8 në 17 qershor.

Me gjasë, provimet e maturës do të zhvillohen fill pas kësaj date, por këtë duhet ta thotë Ministria e Arsimit me një urdhër.

Kujtojmë që testet e maturës përgjatë viteve të fundit janë bërë shkak protestash e kontestimesh pafund nga të rinjtë. Kjo i ka kushtuar postin drejtoreshës së QSHA-së, Rezana Vrapi, në nëntor 2021, për t’u zëvendësuar nga Aurora Balliu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular