BallinaAktualitetMesazhi i fortë i ambasadores Yuri Kim: Të refuzojmë dhunën në politikë!

Mesazhi i fortë i ambasadores Yuri Kim: Të refuzojmë dhunën në politikë!

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka nderuar figurën e Martin Luther King, por edhe ka dhënë një mesazh për politikën shqiptare

Në rrjetet sociale, Kim shkruan se Martin Luther King nderohet në të gjithë botën jo vetëm për drejtësi dhe barazi por edhe për refuzimin e dhunës politike.

“Dr. Martin Luther King, Jr. nderohet në  SHBA dhe në mbarë botën, jo vetëm për luftën për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij”, shkruan Yuri Kim.

Ky mesazh vjen pas përplasjeve të brendshme në PD që u përshkallëzuan në dhunë gjatë protestës së 8 Janarit

Edhe ambasada e SHBA në vendin tonë shpërndau një mesazh në lidhje me figurën e Martin Luther King duke vlerësuar rolin e tij për luftën paqësore për barazinë e racave në SHBA.

“Martin Luther King Jr. ia përkushtoi jetën e tij luftës paqësore për barazinë e racave në Shtetet e Bashkuara. Sot dhe çdo vit, të hënën e tretë të janarit ne festojmë Ditën e Martin Luther King Jr. Kjo festë në Shtetet e Bashkuara nderon trashëgiminë e King për barazi dhe nxit qytetarët që të përfshihen në shërbime vullnetare në komunitetet e tyre. Kudo në Shtetet e Bashkuara, shumë parqe dhe rrugë nderojnë Martin Luther King Jr. dhe jetën e tij të jashtëzakonshme”, thuhet në postimin e ambasadës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular