BallinaKryesorePD publikon pamjet: Sali Berisha është braktisur nga demokratët. Nuk do të...

PD publikon pamjet: Sali Berisha është braktisur nga demokratët. Nuk do të jemi kurrë strehë e të korruptuarve!

PD ka publikuar pamje nga tubimet dhe protesta e fundit e 8 janarit e thirrur nga Sali Berisha, ku sipas selisë blu tregohet se demokratët e kanë braktisur ish-kryeministrin. 

Në deklaratën e Partisë Demokratike theksohet se 8 janari tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës.

“Për interesin e tij Berisha dhunoi shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhte gjakun e tyre”, thekson PD, duke shtuar se nuk do të kthehet kurrë në strehë apo avokate të të korruptuarve.

DEKLARATA E PD 

I braktisur nga demokratët Sali Berisha vjen vërdallë duke mashtruar e kërcenuar këdo që nuk mendon si ai. 8 janari tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës. Për interesin e tij Berisha dhunoi shtepinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhte gjakun e tyre. Por as ai, as aleatët e tij nuk do ta marrin peng Partinë Demokratike për hallet e tyre pesonale. Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë më as streha dhe as avokate e të korruptuarve. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, për t’u dhënë shqiptarëve ndryshimin që duan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular