BallinaKryesorePD publikon videon, zëdhënësja Ina Zhupa: Berisha vazhdon thirrjet për dhunë. Ai...

PD publikon videon, zëdhënësja Ina Zhupa: Berisha vazhdon thirrjet për dhunë. Ai është tashmë vetëm koka e një pakice të dhunshme!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” të ish-kryeministri Sali Berisha, ku sipas saj ai vazhdon thirrjet për dhunë.

Zhupa thekson se Berisha është vetëm koka e një pakice të dhunshme.

REAGIMI I ZHUPËS
Thirrjet e vazhdueshme të Berishës për dhunë nuk përfaqësojnë demokratët. Shumica dërrmuese e demokratëve refuzoi ftesën e tij për gjakderdhje në 8 janar, duke e braktisur atë në përpjekjen e tij për të shkatërruar Partinë Demokratike për interesa personale.
Për demokratët Berisha është e shkuara, koka e një pakice të dhunshme që nuk ka më vend në Partinë Demokratike!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular