BallinaPolitikePresidenti Meta i gatshëm të shpallë datën për zgjedhjet vendore: Do të...

Presidenti Meta i gatshëm të shpallë datën për zgjedhjet vendore: Do të përmbush një detyrim kushtetues

Presidenti i vendit Ilir Meta ka shprehur gadishmërinë e tij për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Përmes një interviste të dhënë në Syri TV, ai u shpreh se priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ndërmarrë një veprim të tillë. Sipas tij në një kohë që  u dha një vendim pa vendim nga Kushtetuesja, tashmë i mbetet vullnetit politik të palëve për të vendosur.

Meta u shpreh se priste që të shpallte zgjedhje në të gjithë vendin, pasi kjo sipas tij do të ishte gjëja më demokratike, por në këto kushte ai do të shpalle zgjedhje në ato bashki që ka vakanca kryetarësh, duke përmbushur në këtë mënyrë detyrimin e tij kushtetues.

“Jam shumë i habitur me përpjekjen për të ngritur pikëpyetje me një vendim plotësisht të arsyeshëm. Përse nuk kam shpallur më përpara zgjedhje të parakohshme? Së pari nuk kam pasur një kërkesë të tillë, por së dyti do të prisja vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 30 Qershorin. Unë prita se ju e dini sa është shtyrë procesi, të gjithë kemi pritur një vendim dhe u dha një vendim që në fakt nuk është një vendim por është shmangie nga vendimi. Në këto kushte çështja kaloi në vullnetin politik të palëve për bashkitë që nuk kanë kryebashkiakë. Në këto kushte, presidenti do merrte këtë vendim.

Vendimi u dha në 4 dhjetor, pasi e patëm të vështirë ta kuptonim këtë vendim. Në 16 dhjetor na erdhi dosja e plotë, për një javë është studiuar. Po ta lëmë këtë çështje kështu pasardhësi pas meje do t’i shpallë në shtator. Në Strasburg do ta çoja nëse thotë se zgjedhjet kishin qenë kushtetuese Pasi ka një konvent të të drejtave të njeriut dhe për zgjedhje me 1 kandidatë ka shumë vende që janë dënuar nga gjykata Strasburg.

Nëse Gjykata thoshte se zgjedhjet ishin anti-kushtetuese dhe unë këtë prisja që në Shqipëri të bëheshin zgjedhje gjithëpërfshirëse, por jo vetëm në disa bashki, por në të gjhithë vendin. Kjo nuk ndodhi, dhe me vendimin që dha gjykata Kushtetuese mbeti në vullnetin politik të palëve. Në këto kushte unë po përmbush një detyrim Kushtetues për të shpallur zgjedhjet”, tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular