BallinaKryesoreKreu i PD Durrës, Luan Hoti, i përgjigjet Berishës: Familja ime njihet...

Kreu i PD Durrës, Luan Hoti, i përgjigjet Berishës: Familja ime njihet për integritet në Durrës, familja jote është non grata për korrupsion

Kryetari i PD Durrës, Luan Hoti, i përgjigjet Berishës: Familja ime njihet për integritet në Durrës, familja jote është non grata për korrupsion

📌 Sali Berisha nuk më bën dot pis me akuzat e tij të ulëta. Familja ime njihet për integritetin e saj nga të gjithë durrsakët. Familja e Sali Berishës njihet për korrupsion nga të gjithë shqiptarët. Për këtë korrupsion Sali Berisha dhe familja e tij është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Gjithçka thotë dhe bën tani ka lidhje vetëm me këtë përcaktim të SHBA dhe nga masat e tjera që janë paralajmëruar se do të merren dhe nga të cilat ai ka frikë si djalli mga temjani.

📌 Sali Berisha le të vazhdojë me shpifjet e tij! Ne do të vazhdojmë të nxjerrim PD nga gremina, ku ai po kërkon ta zhysë bashkë me një grup ndjekësish, që nuk duan demokratët e Durrësit, por duan vetëm karrierën e tyre personale.

📌 Ka marrë fund koha, kur PD në Durrës i shërbente nteresave korruptive politike të Sali Berishës apo ndonjë ndjekësi të tij nga halli. Qëllimi ynë është të bejmë një PD më të madhe, që shërben  demokratëve dhe shqiptarëve, të cilët duan PD në krye të qeverisë!

Luan Hoti

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular