BallinaAktualitetPas festave, të rinj e fëmijë me COVID, zbrazen klasat

Pas festave, të rinj e fëmijë me COVID, zbrazen klasat

Vala e radhës së COVID-19 me mutacionin “Omicron” nuk po kursen të rinjtë. Me shpejtësinë e përhapjes që e karakterizon, ka çuar në zbrazjen e klasave nga njëra anë për t’u dyndur në qendra shëndetësore.

Qyteti me popullsinë më të madhe, Tirana, është ajo që e vuan më tepër, por problematikë janë edhe qytetet e mëdha.

E ndërsa “Omicron” po përhapet me shpejtësi, shumë prej shkollave në vend kanë bërë problematike mungesat pas gjendjes shëndetësore të mësuesve, por edhe të nxënësve. Situatë kjo, që e gërshetuar me gripin që ka kapluar gjithë vendin, ka rënduar së tepërmi situatën në shkolla.

Rasti më i fundit i përket një klase në shkollën “Edit Durhami” në Tiranë, ku nxënësit janë prekur me Covid dhe është mbyllur.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë deklaruar javën që shkoi në media se në vendin tonë 80 për qind e infektimeve janë me variantin “Omicron”.

Edhe pse ky variant po vijon të përhapet me shpejtësi dhe ka prekur fëmijët, Ministria e Arsimit nuk ka dalë me një deklaratë nëse shkollat mund të vijojnë mësimin normal në këto kushte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular