Një 32-vjeçar në Greqi, me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja tragjike ka ndodhur të hënën e 17 janarit në Markopoulo, Ilia. Ai u gjet nga banorët e zonës i varur në një pemë në këtë zonë.
Sipas patrisneës.gr, i riu shqiptar kishte kërcënuar një ditë para se të kryente aktin fatal se do të bënte vetëvrasje pasi ish-e dashura e tij nuk donte të kthehej më me të.
“Ish e dashura e të riut shqiptar ka refuzuar të lidhet sërish me të, kur ai është kthyer nga një udhëtim dhe sipas informacioneve ai e ka paralajmëruar se do t’i japë fund jetës”, shkruajnë mediat greke, që nuk japin të dhëna për identitetin e shqiptarit.
Vajza ka lajmëruar autoritetet policore për një mesazh që ka marrë në celular nga shqiptari, por ishte tepër vonë.