BallinaKronikeEMRAT/Kundërshtuan efektivët gjatë prishjes së shtëpive/ Procedohen penalisht disa prej banorëve të...

EMRAT/Kundërshtuan efektivët gjatë prishjes së shtëpive/ Procedohen penalisht disa prej banorëve të ‘5 majit’

Policia ka shoqëruar disa prej banorëve të 5 majit të cilët kundërshtuan efektivët gjatë shembjes së shtëpive të tyre ditën e sotme.

Në njoftimin e saj, policia e Tiranës bën të ditur se kanë proceduar penalisht 4 banorë, konkretisht, Elson Marku, Klodian Laci, Ledion Mziu, Zelije Nexhi për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i plotë:

Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e “5 Majit”, një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:

– E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

– K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular