BallinaBotaPrag lufte me Rusinë, Ambasada e SHBA në Kiev kërkon evakuimin e...

Prag lufte me Rusinë, Ambasada e SHBA në Kiev kërkon evakuimin e stafit dytësor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit që të autorizojë largimin e të gjithë stafit jothelbësor dhe familjeve të tyre, raportoi CNN duke cituar burime të shumta në dijeni të kësaj çështjeje

Thuhet se një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se ata nuk kanë “asgjë për të shpallur në këtë moment” dhe shtoi se “Ne kryejmë planifikim rigoroz të emergjencës, siç bëjmë gjithmonë, në rast se situata e sigurisë përkeqësohet”.

Më vete, një burim i afërt me qeverinë ukrainase tha për median amerikane se Shtetet e Bashkuara kanë informuar Ukrainën se “ka të ngjarë të fillojë evakuimet që në javën e ardhshme” të familjeve të diplomatëve nga ambasada në Kiev.

Sipas CNN, burimi tha gjithashtu se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte folur me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe i tha diplomatit amerikan se nëse SHBA do të ndërmerrte një hap kaq drastik, do të ishte një “reagim i tepruar”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular