BallinaKryesoreIna Zhupa: Vendimet gjysmake te Ministres se Arsimit bien në kurriz të...

Ina Zhupa: Vendimet gjysmake te Ministres se Arsimit bien në kurriz të prindërve shqiptarë!

Për Partinë Demokratike, pasojat e vendimit të ministrisë së Arsimit për të mbyllur shkollat për shkak të të ftohtit bien në kurriz të prindërve shqiptarë.

Në një reagim, zëdhënësja e PD dhe deputetja Ina Zhupa thotë se kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë.

“Vendime të tilla kur merren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese. Sic është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi!”, shkruan Zhupa.

REAGIMI I INA ZHUPES

Vendimet gjysmake te Ministres se Arsimit bien në kurriz të prindërve shqiptarë!

Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përveç se nxori në pah dështimin në krijimin e kushteve mininale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi prindërit.

Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë.

Vendime të tilla kur merren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese. Sic është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi!

Ministria e arsimit duhet të reagoj menjëherë dhe ti kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular