BallinaBota“Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat”/ Arrestohet gazetarja...

“Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat”/ Arrestohet gazetarja turke, akuzohet për fyerje të Erdogan

Gazetarja e njohur turke Sedef Kabas është arrestuar, mbi pretendimet se ka fyer presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, raporton BBC.

Kabas është arrestuar të shtunën në Stamboll dhe gjykata urdhëroi që ajo të mbahet në paraburgim derisa të gjykohet.

Ajo akuzohet se kishte shënjestruar Erdoganin me një fjalë të urtë që e tha në emision televiziv në një kanal televiziv të lidhur me opozitën turke, por ajo ka mohuar akuzat.

Ajo mund të dënohet me një deri katër vjet burgim nëse shpallet fajtore.

“Ekziston një fjalë e urtë shumë e famshme që thotë se një kokë e kurorëzuar bëhet më e mençur. Por, e shohim se nuk është e vërtetë”, tha ajo në “Tele1”. “Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat, por pallati bëhet hambar”.

Ajo po ashtu këtë e postoi më vonë edhe në Tëitter.

Zëdhënësi i Erdoganit, Fahrettin Altun, i përshkroi komentet e saj si të papërgjegjshme.

“Një e ashtuquajtur gazetare po fyen hapur presidentin tonë në një kanal televiziv, që nuk ka qëllim tjetër, por përhapjen e urrejtjes”, ka shkruar ai në Twitter.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular