Nga Prel Dedaj
Duke parë kurbën e zhvillimeve politike të këtyre 5 muajve të fundit në vendin tonë gjithnjë në ngjitje, krejt natyrshëm lind pyetja, – a do të mbetet datë e shenuar në kalendarin e politikës shqiptare dhe çfar perfaqson në vehtevete data 9 shtator 2021?
Sigurisht, kjo datë, do të mbetet në memorje si dita e parë kur korrupsionit ju hoq maska dhe ju drejtua gishti themeluesit të tij.
Por, edhe si dita kur ndodhi e papritura, ngrehinës së mashtrimit, ku komunizmi stolisej me ngjyra demokracie, i ra kulmi i çatisë.
Njëkohesisht, kjo ditë do të vijë në kujtesë edhe si dita e lindjes së shpresës , ndarjes nga metastazat e rregjimit komunist, kur shqiptarët do të përfaqësohen nga një forcë politike e pastruar nga mbetjet e rregjimit të kaluar, të cilët mjeshtrisht u kamfluan në lëvizjen për demokraci, duke u shitur si “tradhtare” të tij.
Janë këto tre arsye madhore, që askush nuk gjen motive për ti mohuar, që kjo datë do të permendet si ditë ngjarje historike.
Është realitet që aktualiteti i kësaj perjudhe flet përçartë , duket i trazuar, kaosi në mendimet e qytetareve zen shumë hapësirë . Gjith mafja politiko shterore dhe media në sherbim të saj, janë në ethe të mobilizua në një fushatë të pa moraltë, duke kjrijuar imazhin sikur populli është kundër vehtes dhe në sherbim gati për vetvrasje për autorët e mjerimit, aktualisht aktorë të politikës ndonjeri tashmë me yll të shuar. Një lloj si situata e 20 shkurtit 1991 kur u rrezue busti i diktatorit. Megjithëse në krye të revoltës ishin eksponentë të sigurimit të shtetit, të ngarkuar për largimin shtatores së ish udhëheqësit komunist nga sheshi qendror i kryeqytetit, të gjith e kujtojmë presionin që bënte propaganda zyrtare dhe shoqata e vullnetareve të Enverit, që në gjith vendin ishte vetem 2400 anëtarë, por që zhurmonte sa për 2 miljon. Po sot, a ka ndonjë ndryshim që të bëhet pengesë për ta quajtur, shoqata e vullnetarëve të Sali Berishes, grupin e rithemelimit dhe ata pak nizamë që e ndjekin nga një qytet në tjetrin, kuptohet të paguar dhe të mirinstruktuar? I shikoni analistët në të gjitha studiot, perjashtuar kanalin TV të familjes Berisha, SYRI PIK NET që atë detyrë ka, të dizinformoje e mbrojë krimin e korrupsionin. Pa përjashtim shumica absulute e tyre, i kanë drejtuar silurat vetëm në adresë të kryetarit legjitim të PD-s zotit Lulzim Basha, duke bërë maksimumin, që opinioni qytetar të bindet se ky është qendra dhe nga ky na ka ardhur cdo e keqe! Asnjeri nga analistët as drejtuesit e emisioneve nuk kujtohet se kush e bani Zamir Manen pronar të kromit të Bulqizes, kush e lidhi kontratën për shitjen e kromit dhe të bakrit në Turqi pa permendur floririn në perberje të tij, kush kishte dieni që koncentrati i Fushe-Arezit ngarkohej në Durrës në vaporet që do të udhtonin drejt Turqisë, faturohej 200 ton ranë e lame dhe vetem 20 ton pirit. Për më tepër asnjerit nuk i intereson se kush e financon fushatën antiamerikane të Sali Berishës, i cili i paguan “simpatizantët” që i merr pas vehtes ngado që shkon në gjith Shqipërinë! Duke arsyetuar mbi këtë kaos dhe dizinformim që i bëhet qytetareve nga mediat e paguara nga mafia, pa asnjë iluzion se gabohemi, mund të themi se tradhtia na ka kapur për gryke. Por 9 shtatori, dita e shpresës, dita kur u deklarue se ku buron turbullira, nuk len vend për dëshpërim . Amerika, ishte ajo që shpëtoj kombin shqiptarë në vitin 1921. Po ajo ishte që çliroj Kosovën nga skllavria shekullore e Serbisë në vitin 1999. Ajo do ta shpëtojë Shqipërinë dhe kësaj here, që kurr më në rrezik nuk ka qenë. Vullnetareve të shoqates se mbrojtjes së Sali Berishës, së afermi do të ju vijë turp kur të kujtohen se i kanë shërbyer verbërisht antishqiptarizemes dhe interesave private të një individi, siç u ndjenë të turpëruar, fill mbas vitit 1992 anëtarët e shoqatës vullnetarë të Enverit. Nuk duhet të biem viktimë e propagandës djallëzore të mediave, gazetarët e së cilave paguhen me nga 30 deri ne 70 miljon në muaj, kur shumica nga ju vullnetarë të shoqatës Berisha ose jeni pa punë ose paguheni me 300 mijë lek të vjetra në muaj. Kuvendi i 18 dhjetorit në pallatin e kongreseve, pjesmarrja qesharake në protestën “paqsore” të 8 janarit dhe pritja dinjitoze që ju ba Lulzim Bashes nga qytetarët e Fierit, dëshmojnë se lokomotiva shqiptare është në shina drejt një të ardhmje integrimi e shteti të së drejtës .