BallinaOP EDFriedrich Merz një lider i fortë në opozitë dhe një kancelar i...

Friedrich Merz një lider i fortë në opozitë dhe një kancelar i fortë i ardhshëm i Gjermanisë

Nga Myqerem Tafaj

Friedrich Merz zgjidhet kryetar i ri i CDU me 94,6 % të votave të 1001 delegatëve të Kongresit!
Më përpara Merz u votua nga antarėsia me 62,5 % të votave, ku morrën pjesë rreth 2/3 e tyre (CDU ka rreth 450 mijë antarë) në një votim digjital. Merz rikthehet pas 12 vitesh në elitën drejtuese të CDU. Ai bënte pjesë në politikanët më të talentuar të CDU dhe për këtë arsye u zgjodh si kryetar i Fraksionit të Unionit CDU-CSU në vitet 1999-2002, në kohën kur Schäuble ishte kryetar i CDU, i cili dha dorëheqje në vitin 2000, dhe u pasua nga Angela Merkel.
Merz u largua nga drejtimi i Fraksionit, kryesisht për shkak të mospërputhjes së vizionit të tij politik me atë të Merkelit si kryetare e CDU.
Merz kandidoi në 2018 dhe humbi me një diferencë të vogël votash ndaj Anette Karrrenbauer si kandidate e preferuar e Merkel. Ajo drejtoi CDU për më pak se 2 vjet dhe dha dorëheqjen në shtator 2020, për shkak se nuk arriti asnjë fitore në zgjedhjet e Landeve.
Merz kandidoi për herën e dytë në zgjedhjet e parakoshme të kryetarit të CDU në fillim tė vitit 2021, fitoi në raundin e parë ndaj Laschet, por në raundin e dytë humbi me diferencë të ngushtë ndaj tij, sepse u tërhoq kandidati i tretë dhe orientoi votat e tij drejt Laschet si kandidat i preferuar i Merkel. Kjo zgjedhje e sforcuar e Laschet si kryetar i CDU hapi një diskutim të madh nëse Laschet ishte kandidati më i mirë për kancelar në zgjedhjet e shtatorit 2021. Merz ishte ndër mbështetësit më të fuqishëm të Laschet si kandidat për Kancelar. Por, u duk qartë që Laschet nuk kishte mbështetje të plotë jo vetëm në CDU por edhe në CSU. Kjo bëri që Unioni CDU/CSU të pësoj humbjen më të thellë në historinė e tij, me një rezultat prej 24%. Merkel e morri CDU me rezultat 38-42% dhe e la me 24%. Laschet ishte viktima e këtyre zgjedhjeve. Ai dha dorëheqje menjëherë pas shpalljes së rezultatit, edhe pse ai kishte vetëm 6 muaj në krye të CDU dhe gjendja e partisë nuk kishte të bënte fare me rolin e tij.
Diferenca vetëm me 2% me SPD, vota masive e antarësisë së CDU dhe votimi gati unanim i delegatëve të Kongresit, tregojnë se, nëse nuk do të ishte shmangur në raundin e dytë, Merz do të ishte kryetar i CDU dhe kandidat për kancelar, ai do të kishte mbështetje shumë më të madhe, CDU/CSU do ishin sërish fitues të zgjedhjeve dhe Merz do të ishte sot Kancelari i Gjermanisë! Vendimi i gabuar drejtuesve të CDU në kongresin e fillimvitit 2021 e coi CDU/CSU në opozitë vetëm për 2% të votave!
Në këtë krizë të thellë të CDU, rreth 70% e antarësisë morri pjesë në një votim digjital dhe, ndër tre kandidatë, voti qartazi ( 62,5%) F. Merz.
Ai njihet për vizionin e tij më shumė të së Djathtës konservatore dhe për kompetencat e tij të spikatura në fushën e ekonomisë dhe financave. Merz do të përballet me sfida të mëdha që këtë vit kur do të zhvillohen zgjedhjet në tre Lande.
Pritet të shihet nëse “qelqet e thyera” midis tij dhe Merkel do të kapërcehen. Refuzimi nga ana e Merkelit i propozimit të Merzit për Presidencën e Nderit të CDU si dhe i ftesës së tij për darkën festive të zgjedhjes së Kryetarit të ri të CDU, është komentuar nga media gjermane, si mos ndryshim i pozicionit të Merkelit dhe grupit të saj ndaj Merz. Por votimi i sotëm, gati unanim, i delegatëve të Kongresit tregon se CDU paska pritur një lider të fortë si Merz.
E sigurtë është që roli i fortë i Merkel në PPE do të përmbushet plotësisht nga Merz. Madje, ai do të ndikoj fortë në zhvillimin e politikave të djathta në PPE. Ai pritet të jetë një lider i fortë në opozitë dhe një kancelar i fortë i ardhshëm i Gjermanisë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular