BallinaAktualitetDebati për FSHF/Orjola Pampuri: I vetmi mjet komunikimi mes personave me pushtet,...

Debati për FSHF/Orjola Pampuri: I vetmi mjet komunikimi mes personave me pushtet, ka mbetur gjuha e kërcënimeve

Nga Orjola Pampuri

Ne këtë vend i vetmi mjet komunikimi mes personave me pushtet, ka mbetur gjuha e kërcënimeve, dhe deri tek vendosja e tritolit.
Erjon Veliaj, herë pas here del nga petku i hipokritit që buzëqesh, shfrenon gjuhën në nivelet e një njeriu të rëndomtë fare, dhe fyen e kërcënon.
Shpeshherë atë që mundohen ta shesin si sukses, gjoja drejtësinë e pavarur, kur u vjen laku në fyt, nuk mbajnë më, dhe nxjerrin në shesh kontrollin që kanë mbi të.
Pra drejtësia aty ka qënë!
Përse, nuk shkoi më parë të hetonte Dukën?
Pse pikërisht tani në prag zgjedhjesh në Federatë, shkon e komanduar posacërisht nga Erjon Veliaj, të cilit i paskërka mbetur i vetmi ishull pa kontroll!
Në këtë vend gjithcka, qenkërka nën kontrollin e klaneve!
Qytetarët e ndershëm presin nga këta pushtetarë, të cilët as nuk i kanë në laps hallet, e problemet e tyre. E vetmja arsye pse vijnë dhe e mbajnë pushtetin, deri, me banda, shantazhe, kërcënime është pasurimi i tyre dhe rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre.
Gjuha e përdorur nga Erjon Veliaj është mënyra e të bërit politikë sot, ndaj njerëz të ndershëm, intelektualë e profesionistë të zotët qëndrojnë larg këtij pisllëku në politikë. Edhe nëse do të donin të përfshiheshin, pikërisht kjo kategori do ti priste me “kova balte” ndër duar, për ti baltosur që të mos krijonin kontrast me ta, të mos tu bënin hije, të mos u nxirrnin fytyrën e tyre të përlyer në pah, përballë qytetarëve.
Nëse do të duam që ky vend të ndryshojë, përvec vettingut të politikanëve, do të ishte mirë dhe një vetting për integritetin e figurës të secilit prej tyre. Kështu ky vend do të kishte shpresë, se një ditë do të bëhet i jetueshëm për cdo qytetar të ndershëm.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular