BallinaAktualitet“Shoqëria shqiptare po mbetet peng i juaj”/ Berisha shpërthen ndaj gazetarit: Flisni...

“Shoqëria shqiptare po mbetet peng i juaj”/ Berisha shpërthen ndaj gazetarit: Flisni kështu se jeni përfaqësues i Edi Ramës dhe PS-së!

Zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe përplasjet me Berishës e Bashës, ishin në qendër të një debati mes ish-kryeministrit dhe gazetarit Lorenc Vangjelit. Të ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Vangjeli deklaron se Berisha ka krijuar një sistem të kryetarokracisë, dhe tashmë po bie viktimë e saj.

Sipas gazetarit, Berisha po tenton të mbajë sërish peng shqiptarët, dhe sulmet ndaj Lulzim Bashës dhe PD-së janë pretekst. Kjo ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit, i cili tha se Vangjeli flet në këtë mënyrë pasi është përfaqësues i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste.

Debati

Fevziu: Kë do votonit në 25 prill, Bashën apo Ramën

Berisha: Absolutisht asnjërin. Përkundrazi do e hidhja në kosh fletën. Është si të votosh origjinalin dhe kopjen. Rama është origjinali. Nuk mund të numërosh 4 humbje rresht tek Berisha. Edhe në 97’ kam pasur më shumë vota se në 2017.

Vangjeli: Ju keni shpikur sistemin e kryetarëve. E kuptoni se çfarë situate keni krijuar. Sistemi që keni shpikur, kryetarokracia, edhe 100 herë të humbi kryetari, ai do qëndrojë aty.

Berisha: Ai sistem që lashë unë ishte funksional.

Vangjeli: Jeni viktimë e veprimeve tuaja. E keni parë pushtetin si qëllim dhe jo si mjet. Të merresh sot me Lulzimin, Brava apo pulla është njësoj sit ë vidhni bukën jetimit. Ai është i gatshëm të rrudhë partinë.

Berisha: Si nuk të vjen keq për ata demokratë që hëngrën gaz, por të vjen keq për një person të vetëm.

Vangjeli: Mua më dhimbset shoqëria shqiptare që mbetet pengu i juaj. Pasi të dy sëbashku, si dy kukulla ruse do e lini kështu vendin. Në 6 mars do i lini Ramën si mullixhi.

Berisha: Ajo fasadë (për Partinë Demokratike) është peng i Edi Ramës, e quan peng ti se përfaqëson Edi Ramën dhe PS-në këtu në këtë studio.

Vangjeli: Unë vlej më shumë se ndonjë parti këtu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular