BallinaBotaBoris Johnson: Putin të mënjanojë veprimet ushtarake në Ukrainë sepse....

Boris Johnson: Putin të mënjanojë veprimet ushtarake në Ukrainë sepse….

Përpara bisedimeve me Vladimir Putin, Downing Street tha se kryeministri britanik Boris Johnson do t’i kërkonte presidentit rus që të ndiqte një rrugë diplomatike dhe të shmangte aksionin ushtarak në Ukrainë që mund t’i kushtonte shumë.

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë të inkurajojmë Rusinë që të ndjekë një rrugë diplomatike, të uli tensionet dhe të tërhiqet nga ajo që mund të ishte një aksion shumë i kushtueshëm nëse do të ndiqnin rrugën e agresionit të mëtejshëm”, tha zëdhënësi zyrtar i kryeministrit.

“Putin ka qenë i qartë në të gjitha pikat se ndjekja e kësaj rruge do të ishte jashtëzakonisht e kushtueshme për popullin rus dhe që ne kërkojmë ta shmangim këtë dhe do të vazhdojmë të negociojmë”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar liderëve të tjerë botërorë që të zbusin retorikën e tyre për të shmangur rrezikun e luftës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular