BallinaAktualitetGazetari Klodian Tomori: A është ky votimi i djeshëm që vërteton aleancën...

Gazetari Klodian Tomori: A është ky votimi i djeshëm që vërteton aleancën Rama-Berisha-LSI?

Gazetari i njohur i ekonomisë, Klodian Tomori, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në FB, hedh dyshime për mënyrën se si u gjetën 100 vota në seancën e djeshme në parlament me të cilat Guvernatori i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare, Gent Sejko, u votua për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, duke i hapur rrugë rizgjedhjes në postin e lartë.
Tomori shkruan se nëse pro Sejkos kanë votuar përveç socialistëve edhe deputetët e LSI dhe grupi i Berishës, atëherë bashkë-qeverisja qenka me bazë më të gjerë se ajo Rama-Basha.
“Shumë interesant ky votimi me 100 vota pro për Guvernatorin si anëtar i Këshillit Mbikqyrës.
Këtu duhet parë si votuan deputetët e LSI. Nëse LSI ka votuar pro, atëherë logjikisht, Gent Sejko shkon drejt mandatit të dytë si guvernator. Por nga ana tjetër duhet parë edhe se si ka votuar grupi i Berishës. Nëse edhe deputetët që mbështesin Berishën kanë votuar pro, atëherë bashkëqeverisja qenka me bazë më të gjerë se sa thjesht Rama-Basha. Rezultati tregon se në rastin më të mirë, opozita nuk është koherente. Mes qëndrimeve të opozitës për ekonominë dhe atyre të Bankës së Shqipërisë ka diferenca të thella, madje dhe kundërshti parimore, përtej asaj që diktojnë pozicionet respektive. Tani të kesh qëndrime kaq të kundërta dhe të votosh pro, nuk mund të ndodhë. Po na del pesëkëndësh Bermude kjo punë!”, shkruan Tomori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular