BallinaAktualitetKeqpërdorimi i fondeve në procesin e Rindërtimit për përfitime elektorale, KQZ letër...

Keqpërdorimi i fondeve në procesin e Rindërtimit për përfitime elektorale, KQZ letër Bashkisë së Durrësit: Brenda tri ditëve na dërgoni informacion

spot_img
spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një letër Bashkisë së Durrësit, ku i kërkon më shumë informacion lidhur me pretendimet e ngritura nga partitë PD dhe LSI se Bashkia Durrës ka miratuar vendime për miratimin e listave për 526 familje që përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit, për ndërtesat e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019 që variojnë nga 100-500 mijë lek

Është pretenduar për dyshime se këto fonde janë përdorur për qëllime elektorale të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar Bashkie të datës 6 mars 2022.

” Të na jepet një shpjegim në lidhje me procedurën që është ndjekur dhe nëse kjo procedurë vjen në kundërshtim me parashikimet e neneve 91 dhe 92 të kodit zgjedhor që ndalojnë nxjerrjen e akteve ligjore që kanë për qëllim të ofrojnë shpërblime për kategori të caktuara të qyhtetarëve.

Për sa më sipër kërkojmë nga ana juaj një informacion të detajuar mbi vendimmarrjen e prenteduar nga kërkuesi, brenda 3 ditëve nga marrja dijeni e kësaj shkrese”, thuhet në shkresën që mban firmën e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi

KQZ vendos afat tre ditë për marrjen e informacionit nga momenti i vënies në dijeni me shkresën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular