BallinaShendetKy ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda. Covid-19 me variantet e reja të tij dhe gripi stinor pritet të përhapen me shpejtësi përgjatë vjeshtës dhe dimri

Për t’u mbrojtur ekspertët fillimisht sugjerojnë forcimin e imunitetit nëpërmjet jetesës së shëndetshme nëpërmjet ushqimeve. Nisni që me mëngjesin duke shtuar në të gjithë ushqimet e shëndetshme që ju duhen

Çfarë të hani në mëngjes?
Edhe pse konsumi i një ushqimi çdo ditë nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë shëndet, në rastin e avokadove kjo është e vërtetë. Avokadot janë një paketë e vërtetë vlerash pais përmbajnë shumë antioksidantë, vitaminë B dhe C që kanë veti antiinflamatore dhe mbrojnë sistemin imunitar. Këto janë pikërisht ushqyesit që i duhen trupit për t’u mbrojtur ndaj Covid-19 dhe infeksioneve të tjera virale.

Ndër të tjera avokadot përmbajnë edhe shumë yndyrna të shëndetshme që cilat rrisin thithjen e vitaminës D e cila ndihmon trurin, zemrën, trurin dhe metabolizmin. Prandaj nëse po kërkoni një vakt të shëndetshëm për të nisur mëngjesin, zgjedhi avokadot. Shoqërojini ato me pak bukë, me vezë apo përime të tjera sipas dëshirës tuaj.

E rëndësishme është që ato të jenë pjesë e regjimit tuaj të përditshëm./AgroWeb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular