BallinaAktualitetReshje të dendura dëbore në Qarkun e Dibrës, bllokohet rruga e Arbrit

Reshje të dendura dëbore në Qarkun e Dibrës, bllokohet rruga e Arbrit

Reshje të dendura dëbore kanë rënë në Xibër, e kësisoj është bllokuar qarkullimi në rrugën e Arbrit

Prej pak orësh kanë nisur reshjet e borës në lartësinë mbi 900 metra mbi nivelin e detit në Qarkun e Dibrës.

Kjo ka bërë që reshjet të paralizojnë qarkullimin e automjeteve drejt Tiranës nëpërmjet rrugës së Arbrit.

Trashësia e borës në bypassin e Murrizit ka arritur në 15 cm duke bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe të detyrojë autoritetet të bllokojnë hyrjen e makinave në fshatin Fshat në Klos dhe Bastar i Mesëm në Tiranë.

Në rrugë janë mjetet borëpastruese të firmës, por për shkak të reshjeve që vazhdojnë pastrimi total i rrugës është i pamundur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular