BallinaBotaShenjë për nisjen e luftës? Rusia evakuon stafin diplomatik nga Ukraina: Vendimi...

Shenjë për nisjen e luftës? Rusia evakuon stafin diplomatik nga Ukraina: Vendimi të zbatohet shumë shpejt!

Rusia tha më 22 shkurt se shumë shpejt do të evakuojë stafin diplomatik nga Ukraina “për të mbrojtur jetën e tyre”, pasi ligjvënësit rusë miratuan kërkesën e presidentit Vladimir Putin, që të përdorë forcën ushtarake jashtë vendit.

“Për të mbrojtur jetën e diplomatëve, udhëheqja ruse ka vendosur që të evakuojë personelin e misioneve të huaja ruse në Ukrainë, vendim që do të zbatohet shumë shpejt”, tha Ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate.

Ministria ruse tha e diplomatët kanë pranuar kërcënime dhe se ambasada dhe konsullata ruse kanë qenë “nën sulme të vazhdueshme”.

“Ukraina është zhytur thellë në kaos”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Dhjetëra shtete perëndimore kanë zhvendosur ambasadat e tyre nga Kievi në Lviv, qytet që gjendet në kufi me Poloninë, teksa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët për muaj me radhë kanë akuzuar Rusinë se po planifikon që ta sulmojë Ukrainën.

Njoftimi për evakuimin e diplomatëve rusë erdhi pak kohë pasi Dhoma e Lartë e Parlamentit rus i dha leje Putinit që ta përdorte ushtrinë jashtë vendit.

Më 21 shkurt, Putin njohu Donjeckun dhe Luhanskun si entitete të pavarura. Këto dy rajone në lindje të Ukrainës kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia./REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular