BallinaKryesoreE PLOTE/6 marsi, zbardhen diskutimet në Kolegjin e Kryetarëve të PD, kundër...

E PLOTE/6 marsi, zbardhen diskutimet në Kolegjin e Kryetarëve të PD, kundër dorëheqjes së Bashës 

Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD-së ka prodhuar shumë diskutime, ku kryesisht krerët e degëve të kësaj partie kanë qenë kundër dorëheqjes nga posti, të kryedemokratit, Lulzim Basha.

Në këtë mbledhje u diskutua mbi rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD nuk arriti që të merrte asnjë nga 6 bashkitë e vendit.
Një pjesë e demokratëve i kanë kërkuar Bashës dorëheqjen.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb diskutimet nga mbledhja.

DISKUTIMET

Kandidati i PD per Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi: PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm dash Sula la qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë parë e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash. Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkojë llogari deputetët e. Nuk vihet në fushatë për foto. Nuk keni faj ju pse humba unë. Kemi faj unë dhe ata deputetë që ishin. Janë dhënë leke. Unë kaq kisha mundësi. Ata që të kërkojnë llogari ty, ti kërkojnë llogari vetes. Jap doreheqjen, pergjegjesine e mbaj vet.

Kryetari i Partisë Demokratike në Mirditë, Mark Ruçi: Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të llogjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të parabartë.

Nënkryetari i PD në Lezhë, Fran Frrokaj: Falënderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me versaçe, por të shkojnë për të punuar, duhet të kthjellohemi e të gjykojmë. Të gjithë harrojnë se Berisha është non grata dhe sulmojnë PD. Ne nuk jemi për kryetarin dhe as atë që do vijë nesër, por jemi për PD. Vendimi i fundit që duhet të mendosh dorëheqjen kryetar. Duhet ta harrosh dorëheqjen. Në 2013 nuk ke humbur ti, por Sali Berisha me 1 milion vota kundër. Kishte krejt shtetin, por humbi me 1 milion vota kundër. Koha tregoi se Berisha Nuk kishte ikur kurrë, këtë e tregon edhe lista e deputetëve. Ai është non grata jo Basha. Te kam kërkuar që të mos e fusje në liste në 2017, mire bërë qe nuk më dëgjove. Por plaku nuk është në gjak me ne, është me Amerikën. Turpi është i tij që flet me atë gjuhë. Jemi parti euroatlantike, nuk bëjmë dot pa SHBA. Mediat janë në sulm anti- Basha, anti -pd, anti -demokraci. Mos e mendo dorëheqjen, është vendimi i fundit që duhet të mendosh, nuk është zgjidhje. Kapiteni ikën i fundit, jemi në një anije.

Kryetari i Partisë Demokratike dega Kurbin, Behar Haxhia: Falenderoj kandidatët që e morën përsipër këtë përballje. Ku fitohet përballë këtij pushteti. Nuk e mendoj dorëheqjen time dhe as ti s’duhet të mendosh dorëheqjen. Nuk duhet te kishim hyre ne zgjedhje, se ishin kurth. Duhet te na mbushesh mendjen ne qe te japim dorëheqjen pastaj mund te mendosh t’i për dorëheqjeje. Jane 6 bashki, nuk ke pse jep dorëheqjen. Nuk ke pse merr vendime me deputet, se i kemi bere ne deputete.

Kandidati i PD për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati: Unë e kam filluar fushatën për qytetarët, si një fushatë për qeverinë vendore. Në Shkodër kishim qeverinë, administratën, PSD e Foltore. Kishim bashkinë, LSI, presionin e Bashkisë ndaj qytetarëve më shumë se askush.Ju kërkoj me modestinë time, ashtu siç ishim në gjithë Shkodër, ta shëtisnin krejt Shqipërinë. Kryetarja e bashkisë bënte presion për vota. T’i harrojme keto debate tani. Duhet mendojme për neser.

Kryetari i PD, Dega Mat, Arjan Lika: Të gjithë armiqtë duke na gjuajtur ne, ndërsa ne duke gjuajtur njëri-tjetrin. Trekëndëshi Bermudës e caktoi vet kush del i pari e kush i fundit. Kandidatët mos të mërziten fare, bravo u qoftë që e morën përsipër këtë përballje. Deputetët dhe drejtuesit të bëhen më pranë njerëzve. Nuk duhet gjuajtur me gruë të parin e shtëpisë tonë. Ja e hoqëm, vjen një I ri. Si do e zgjidhë problemin me Sali Berishën. Ai (Berisha) nuk e zgjidh dot problemin me Amerikën. Ju bëj thirrje ta mbështesim lulzim bashën. Me 9 shtator mori një vendim për të mirën e kësaj shtëpi. Duhet të punojmë, reflektojmë. Nuk është situatë e mirë, por dutet të vazhdojmë fort përpara. Jemi ne gjendje lufte. Po si è jep doreheqjen tani nga nenkryetar partie, nga nenkryetar kuvendi, tani ne lufte? Po te ishe ne pushtet do ta jepje doreheqjen? Nuk behet keshtu, deputetet duhet te jene me prane njerezve. Sot me shume se kurre ta mbeshtesim kryetarin. Vendimin e 9 shtatorit Nuk e mori per veten, por e beri per te miren e çdo demokrati qe sot po vuan. Te vazhdojme fort perpara.


Kryetarja e degës 2 në Tiranë, Mirlinda Çollaku:
 Në Vorë mekanizmi që përdor PS, u sofistifikua çdo ditë. Paguajnë për të sjellë votuesin në votim. Duhet t’i bindim shqiptarët që PD nuk është individi, por ajo partia e madhe që ka qenë. Kjo duhet bërë duke folur me njerëzit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular