Dënohet me 18 vite burg efektivi Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau Klodian Rashën në vitin 2020.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Gjykata e Apelit ashpërsoi masën e dënimit për ish-policin qe qëlloi për vdekje me plumb pas shpine të riun ne orët e para te 8 dhjetorit 2020 ne rrugicën e shtëpisë së 25vjeçarit në Laprakë. Nga 15 vite që ishte dënuar nga gjykata e Tiranës, shkalla e dyte e gjyqësorit e cilësoi fajtor ish-policin për akuzën e vrasjes me dashje dhe dënoi me 18 vite burgim.
Hajdaraj sipas Apelit e vrau me dashje 25 vjecarin, teksa ky i fundit largohej me vrap duke mos iu bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur pasi kishte dalë jashtë orës policore që ishte vendosur atëkohë për shkak të pandemisë.
Ish-polici pretendoi se qëlloi mbi Rashën për shkak se kishte dyshime se ai ishte i armatosur dhe ndjeu rrezik, por kjo rezultoi e pavërtetë, pasi i riu nuk kishte në duar asnjë send të paligjshëm.
Vendimi per Nevaldo Hajdarajn pritej të shpallej paraditen e së mërkurës, por gjykata vendosi të dëgjojë palët për të dytën herë pasi në seancën e zhvilluar më 8 Mars kishte pësuar defekt sistemi audio dhe procesverbali konsiderohej i pavlefshëm.
Në seancë pasi dëgjoi prokurorinë dhe mbrojtjen gjykata i dha fjalën babait të Klodian Rashës. Qazim Rasha këmbënguli për drejtësi dhe iu kërkoi gjyqtarëve ta vinin veten në vendin e tij.
Vrasja e Klodian Rashës solli reagime të forta dhe protesta që çuan në largimin e ministrit të Brendshëm të kohës, Sandër Lleshaj.
Bravo gjykates se apelit po vjene era drejtesi .shteti nuke ta jep armen per te vrare njerez te pafajshem .urime pershendetje nga Glasgow Scotland