BallinaOP EDRefleksione mbi situatën në PD/Trekëndëshi i Bermudës dhe kurthet në PD, i...

Refleksione mbi situatën në PD/Trekëndëshi i Bermudës dhe kurthet në PD, i kushtuan karrigen e Kryetarit Bashës

Nga Nexhbedin Basha

Këto ditë kam takuar shumë qytetarë, të njohur e panjohur, nga Jugu,  Veriu dhe Shqipëria e Mesme, me parti e pa parti. Rrëfreni i bisedës së tyre ishte; “Trekëndëshi të Bermudës” i artikuluar nga Basha në parlament, si dhe kurthet brenda  Partisë Demokratike” i kushtuan atij karrigen e kryetarit. Në kujtesë më mbetën disa fjalë të një intelektuali nga Gramshi,  i cili tek po bisedonim mbi situatën politike në vend dhe Partinë Demokratike,  mes të tjerave  u shpreh: “Lulzim Basha i duhet këtij vendi. Ai është djalë i ri dhe me profil perendimor. Partia Demokratike nuk e ka ndihmuar dhe mbështetur atë në plotësimin e misionit të tij. Sipas gjykimit të Z.Agolli,  ideja për të luftuar treshen Rama-Meta-Berisha dhe kurthet e prapaskenat në Partinë Demokratike i kushtuan atij karrigen e Kryetarit të Partisë Demokratike”. Kjo më nxiti të zhvilloj këtë ide dhe të sjell tek lexuesit disa refleksione mbi zhvillimet në vend dhe në Partinë Demokratike.
Gjatë muajt mars 2022 dhe jo vetëm mediat, rrjetet sociale, kanalet televizive jo në krah të Bashës kryelajm kishin; “Lulzim Basha, dorëhiqu nga kryetar i Patisë Demokratike”. Ata në vend që të merreshin me problematikat e qeverisë, hallet e popullit, varfërinë, rritjen e çmimeve dhe të analizonin me objektivitet fenomenin “non grada” të Berishës, shpallur nga SHBA,  u morën me vendimin e Bashës “për përjashtim të Berishës nga grupi parlamentar, deri në zgjidhjen e çështjes në rrugë ligjore”, si dhe me kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të grupit parlamentar, për  dorëheqje të  Lulzim Bashës nga kryetar.
Kush do thoni ishin ata që ju kundërvunë, Bashës?  Deputet e anëtarë kryesie dhe anëtar të PD, të cilët e votuan Z.Lulzim Basha për  kryetar të PD, me një anëtar një votë. Ishin ata funksionar partie, që votuan unanimisht për përjashtim të z. Berisha dhe disa deputetëve nga partia e grupi parlamentar i PD-së. A thua se Basha, na qenka e keqja më e madhe e vendit?! Pas 6 marsit, në zgjedhjet bashkiake, ku PD arriti rezultate të dobta, për shkak të përçarrjes për shkak të Foltores, kur në fakt nuk duhej të merrte pjesë, pasi dy vite më parë i braktisi ato.  Deputetë, përfaqësues të medias dhe analistë asqë morën mundimin të nxirrnin shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat u konsideruan masakër elektorale. Çuditërisht askush nuk u ndal në analizën e fenomeneve negative; si blerja e votës, mungesa e demokracisë, mos funksionimit i ligjit, dhënie më shumë para në dorë padrejtësisht familjeve të prekura nga tërmeti dhe pandemia, që në vehtëvehte nënkupton korupsion.
Ata nuk u morën aspak me thelbin e çështjes, që ishte drejtimi në dualitet i PD (Berisha-Basha). Ky dualitet ka ekzistuar prej më shumë se 8 vjetësh dhe jo vetëm në përceptimin publik.
Në momentin kur kryetari Lulzim Basha i ndikuar nga SHBA e përjashtoi Z.Berisha, si deputet nga grupi parlamentar i PD, nga ana e këtij të fundit u stis Foltorja dhe në këtë moment nisi përçarrja e madhe. U  krijuan  dy palë; njëra mbështetës të Bashës dhe tjetra mbështetës të Berishës. Në takimet e organizuara me antarësinë në të gjitha rrethet e qarqet e vendit u shtuan fyerjet dhe sharrjet, si dhe ultimatimatumet për dorëheqje dhe kërcënime për largim nga Shqipëria nga të Berishës.
Linçimet, denigrimi i figurës së kryetarit me akuza të qëllimshme  patën ndikim tek anëtarësia në rezultatin e zgjedhjeve bashkiake të 6 marsit. Në këto zgjedhje PD zyrtare u rëndit e treta, pas kualicionit “Shtëpia e Lirisë”, e cila garoi nën siglën (LSI, PDK dhe Grup i Themelimit të PD). Në konceptin tim, kjo natyrisht e ka një përgjigje. Përfitim për Berishën, në mbrojtje të vetes dhe familjes. Kur e pa se kjo strategji po jepte rezultat nisi një fushatë për rithemelim të PD-së. Në prag zgjedhjesh për kryetar bashkie në Durrës, Dibër, Shkodër, Vorë, Lushnje e Rrogozhinë,  përçarrje brenda radhëve të anëtarësisë në PD, erdhi duke u rritur. Në këto tubime dhe gjatë fushatës nga z.Berisha dhe mbështetësit e vet u përdor një gjuhë denigruese, ndaj Kryetarit Basha. Për të ulur figurën e tij hodhi një lum akuzash, përdori një fjalor arrogant dhe fyes, duke i vënë llojë llojë epitetesh, midis të cilëve njëri “Lul brava”, që realisht në fushatë i  funksionoi dhe ndikoi në rritjen e mbështetësve të tij. Tani që Basha dha dorëheqjen e etiketon “deputeti Basha”.  Berisha e cilësoi Bashën “lider të thyer”, pa analizuar këtu edhe faktin se në këtë etiketim është edhe vetë fajtor, i cili ja ndrydhi iniciativën, duke i qëndruar mbi kokë. Ky presion psikologjik  ka dhënë ndikimin e vet negativ në marrjen e shumë vendimeve si; tërheqja nga parlamenti  ngtitja e çadrës, mos pjesëmarrja në zgjedhjet lokale  të 2019, etj. Berisha defakto kurrë nuk u largua nga drejtimi i  Partisë Demokratike, që për Bashën, ishte “një perde para syve të tij”.
Natyrisht, gabimi i Bashës fillesën e ka që pas vitit 2013, kur u dorëhoq Berisha dhe erdhi Ai në krye të PD, sipas parimit me një anëtar një votë. Asokohe nuk reagoi që sikurse i thonë në politikë “nuk e vrau babain e tij politik”, por vijoi të drejtonte në dualitet me Berishën, pa menduar për pasojat, prapaskenat dhe kurthet që ju ngritën ndër vite.
Në lidhje me këtë referencë marrim zgjedhjet për kancelar në Gjermani. Pas ardhjes si Kanclare në Gjermani Angela Merkel, e cila zëvendësoi Kancelarin Helmut Kol në fillim pati divergjenca midis ish Kancelarit Kol dhe Kancelarës në detyrë Merkel, pavarësisht se u suportua në atë post nga Ai vetë. Kur Merkel e pa se  ish kanclari Kol nuk po tërhiqej nga politika aktive, ajo përdori sanksione. I kujtoi Atij një dosje të emërtuar, “Kutia e zezë e korupsionit” dhe ngulmoi të shkëputej prej tij. Në lidhje me kritikat e Merkelit ndaj Helmut Kol,  njerëzit më të afërt të saj fillimisht mbajtën qëndrim të ashpër ndaj Kancelares në detyrë, por më vonë u  qartësua qëndrimi i tyre. Merkeli ngulmoi në idenë e saj se ;”Epoka  Kol është mbyllur” dhe tani nis një epokë e re “Epoka Merkel”. Pra Ajo e “vrau bain e saj politik”, duke bërë të qartë vizionin dhe strategjinë  e saj për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian.
Në anologji me këtë Basha, si kryetar Partie, nuk e bëri një akt të tillë në vitin 2013, kur duhet ta bënte dhe kjo i kushtoi atij karrierën politike. Pas 9 shtatorit me shpalljen “non grada”, nga SHBA, të Sali Berishës, Basha i ndikuar edhe nga SHBA, morri një vendim pa përfshirë strukturat e PD, duke  përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i partisë demokratike, që në një farë mënyre lëvizi ujrat brenda PD.  Ky dualitet në drejtim të PD,  prej 8 vjetësh ka sjellë, jo vetëm përçarrje, por dhe pengesa për Bashën për të qenë një lider autoritar. Shumë kritizer, ish deputet, kryetar bashkish, drejtor, ministra zv.ministra, anëtarë kryesie, për mos përfshirjen në listë fituese si deputet në zgjedhjet parlamentare 2017, adresuan ndaj Bashës  kritika të shumta. Ata dashje pa dashje asokohe në prag zgjedhjesh favorizuan qeverinë e drejtuar nga Edi Rama dhe nuk ndikuan me qëndrimet e tyre të vijë PD në pushtet.  Kjo pakënaqësi çoi në përçarrje të PD duke krijuar grupe kundërshtare brenda saj dhe në kualicion. Njëra palë e akuzonte Bashën si “peng i Ramës”, pala tjetër “kukulla e Berishës”. Një pjesë jo e vogël e tyre ish drejtues, deputet e ministra, u hodhën në sulm ndaj tij dhe thelluan përçarrjen në PD, kur dora e tij ishte e shtrirë për bashkim dhe për të kontribuar për ardhjen në pushtet të PD. Por, kjo nuk ndodhi, shkak egoja, xhelozia dhe qefmbetja.
Tonet kritike brenda PD-së  u shtuan me rezultatin e dobët të arritur me rastin e zgjedhjeve të pjesshme bashkiake, zhvilluar me 6 mars 2022.
Grupi parlamentar mbështetës të Bashës nën siglën (Bashkim i PD), kushtëzuan dorëheqjen e Bashës me mos kandidimin e Berishës, për kryetar të Partisë Demokratike.
Ajo që kërkohej ndodhi me  21 mars 2022. Basha u dorëheq! Ai  ka fajet e veta. Por, faj kanë edhe shumica e  deputetëve të grupit parlamentar të Bashës që kanë humbur disa palë zgjedhje. Kanë marrë rezultate të dobëta në qarqe  ku kanë qenë të angazhuar.
Berisha arriti rezultat më të lartë.  A ka fituar Shqipëria në këtë rast? Aktualisht iku lideri më i ri që mund të vinte në pushtet. Po a vihet në pushtet nën presionin e Trekëndëshit të Bermundës (Rama, Meta  Berisha), të artikuluar nga Basha, si kauzë, për rrëzimin e sistemit 30 vjeçar.  Natyrisht që jo! Duke analizuar situatën në PD dhe qëndrimin e deputetëve, dilet në konkluzionin se Basha hyri në kurthin e tyre  dhe ndaj tij  ka patur dhe skenare për me mos e lejuar të ve në funksion kauzën e tij, për  shembur një sistem korupsioni 30 vjeçar, ku përgjegjëgjës janë treshja Rama, Berisha e Meta, “të përjetshmit” e pushtetit.
Në deklaratat e tyre Ambasadorja  SHBA, në Tiranë Juri Kim dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Gabriel Escobar kanë qenë të prerë në qëndrimin e tyre, të cilët shprehen se, “nuk mirëpritet ardhja e Berishës në PD,, dhe fjalë për fjalë po citoj Gabriel Escobar:  “Para së gjithash, përcaktimi  për Berishën kishte të bënte me korrupsionin. Nuk kishte të bënte me politikën e mbështetësve të tij apo jetën e tij politike.. Ai vijon, “..nuk dua të flas për Berishën. Dua të flas për të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikan… nëse njerëzit, përfshirë dhe përkrahësit e tij duan të shohim prapa, u takon atyre të vendosin…”. Ai që din ta lexojë mirë, këtë  deklaratë të përfaqësuesit të lartë të SHBA-së, nënkupton dhe pasojat e mëvonshme ndaj Partisë Demokratike dhe humb mbështetjen e Aleatit strategjik, SHBA.
Partia Demokratike pa asnjë pushtet me 25 prill 2021 në zgjedhjet parlamentare, arriti të marrë 622187 vota të vlefshme të shqiptarëve, duke nxjerr nga lista e PD, 59 deputetë nga të cilët;  52 deputetë nga Partia Demokratike dhe 7 deputetë nga partititë aleate, ku pati një rritje. Ky fakt anashkalohet, ashtu sikurse anashkalohet edhe rasti kur parlamenti i vitit të kaluar zhvilloi punimet me 120 deputet, mes të cilëve deputetë të blerë të opozitës nga pushteti të cilët nuk ju binden vendimit të forcës politike. Po ashtu anashkalohet fakti se brenda PD, ka patur ish deputete, ministra, zv. Ministra drejtor, kryetar bashkish, që nuk kanë punuar për PD me kryetar Basha, por për përçarrjen e saj, si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Myslim Murizi, Rudina Hajdari, Arben Imami, Ervin Kolluri, Edit Harxhi, etj, etj, funksionar të lartë partie, që s’janë të pakët.  Disa prej tyre si Patozi, Jozefina, Murrizi, Hajdari,  për të zvogluar numrin e votuesve në PD, krijuan edhe parti politike garuese në zgjedhje, të cilat pavarësisht rezultatit të dobët të arritur me politikën e tyre goditën Partinë Demokratike dhe nëpërmjet saj kryetarin, ku me politikën e tyre favorizonin qeverinë. Kjo thelloi përçarrjen.
Media dhe analistë të saj nuk patën guximin të mbështesin një kauz të tij, “Luftë ndaj Trekëndëshit të Bermudës”, që nisi të marrë udhë në parlament dhe nisi të japë frytet e para në zgjimin e drejtësisë shqiptare.  E konkretisht, në luftën ndaj krimit, në luftën kundër korupsionit, oligarkisë, etj. Në lidhje me këtë sikurse është fakt futja në burg e dy ish ministrave socialist Sajmir Tahiri e Lefter Koka, deputetit Socialist Alqi Bllako, kryetar bashkish, në Lushnje, Vorë, etj, apo dhe të tjerëve që janë në hetim nga SPAK e  arrest me vendim gjykate  për inceneratorët, tregon se  drejtësia ka nis të funksionojë, duke marrë dhe bekimin dhe mbështetjen e PD të drejtuar nga ish kryetari Basha. Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve me drejtuese deputeten Jorida Tabaku dha shenja pozitive dhe vuri në pozita të vështira qeverinë Rama dhe drejtues bashkish. U dha sinjali se  nëse i shkohet deri në fund nga drejtësia kësaj çështje tunden themelet e shtetit.
Basha dha dorëheqje! Koha do ta vërtetojë nëse qëndrimi i grupit parlamentar ka qenë i drejtë, apo i gabuar. Një gjë është e sigurtë, se përgjegjësia për këtë është kolegjiale dhe se kur kryesia dhe grupi parlamentar të voton, nuk të tradhton. Pra, mund ta humbësh një betejë, por jo luftë. Të braktisësh kapitenin e anijes në mes të luftës, në ushtri konsiderohet tradhëti. Sikurse shprehen qindra e mijra qytetar nga i gjithë vendi se artikulimi në parlament nga Basha i tezës mbi Trekëndëshin e  Bermudës dhe kurthet e prapaskenat në Partinë Demokratike të ngritura nën rrogoz prej 8 vitesh, i kushtuan karrigen e Kryetarit Lulzim Bashës, i cili nuk mundi të përmbushte misionin e tij për të shembur një sistem 30 vjeçar i ngritur mbi bazën e korupsionit dhe krimit të organizuar. Ai nuk arriti Bashkimin e PD.  Nuk mundi të përmbush atë që në zgjedhjet e 25 prillit e përkufizoi si “Misioni im”. Për këtë koha do ta vërtetojë, nëse rruga e tij ka qenë e  drejtë apo e gabuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular