Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë fundjavës. Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell.
Sipas sinoptikanëve, reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar.
Hera-herës në intervale të shkurtra kohore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonat malore reshjet e shiut do të jenë reshje bore me intensitet deri mesatar.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-18m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.