Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shfaqur publikisht në funeralin e politikanit ultra-nacionalist rus Vladimir Zhirinovsky.
Pamjet nga një shërbim përkujtimor në Moskë tregojnë se Putini vendos një tufë me lule pranë arkivolit të Zhirinovsky përpara se të bëjë shenjën e kryqit dhe të përkulë kokën, raportin BBC.
Zhirinovsky vdiq të mërkurën në moshën 75-vjeçare, pas komplikacioneve te Covid.
Ai ishte në dukje një kundërshtar politik i Putinit, por në fakt ishte pjesë e një opozite të menaxhuar që i mundëson Kremlinit të mbajë një pamje të demokracisë në Rusi.
Presidenti rus ka bërë vetëm paraqitje të rastësishme publike gjatë muajve të fundit. Një tubim i madh pro luftës i organizuar në një stadium në Moskë më 18 mars ishte shfaqja e tij e parë publike që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.