Andrei Soldatov thotë se ky ish-zyrtar i lartë i shërbimit sekret të Putinit (kujtojmë se në fund të viteve 1990, përpara se të emërohej pasardhës i Jelcinit, Putin ishte kreu i FSB-së, pasardhësi i KGB-së famëkeqe) po mbahet aty nga Departamenti Kryesor i Hetimit Ushtarak i Komitetit Hetimor të Rusisë, pasi dyshohet se është një bashkëpunëtor i CIA-s që informoi amerikanët për planet ushtarake dhe inteligjente ruse për të sulmuar Ukrainën.

Përkatësisht, Drejtoria e 5-të e FSB-së është përgjegjëse për rrjetin e spiunazhit dhe inteligjencës dhe kontrollin mbi vendet e ish-BRSS, veçanërisht Ukrainën.Ishte Administrata e 5-të dhe Beseda që po përgatitnin inteligjencën për ndërhyrjen në Ukrainë. Kur plani për sukses të shpejtë ushtarak dështoi, Putini filloi një përballje me komunitetin e inteligjencës dhe udhëheqjen ushtarake. Madje ka spekulime se dhe ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu mund të bjerë viktimë e spastrimit. Në Moskë po përhapen thashethemet se Putin po e fajëson atë për dështimin e Blitzkrieg-it të planifikuar në Ukrainë.
Pyetja është nëse Putini e ka më të lehtë ta akuzojë Besedën për spiunazh në favor të CIA-s sesa për punë inteligjente të kryera keq, prandaj “operacioni i tij ushtarak” në Ukrainë ngeci?! Kujtohet se Vladimir Putin dërgoi Sergei Beseda-n në Kiev gjatë “Maidanit” të Ukrainës në vitin 2014 për të ndihmuar presidentin e atëhershëm Viktor Janukoviç të qëndronte në pushtet dhe të përpiqej të kthente tendencat properëndimore të Ukrainës në favor të Rusisë. Por edhe pse dështoi, por arriti të ruajë pozicionin e tij dhe besimin e Putinit.

Burgu famëkeq

Bashkë me Beseda-n u arrestua edhe zëvendësi i tij Anatolij Boljuha, për fatin e të cilit dihet pak. Nëse kjo do të jetë e vërtetë, do të ishte një goditje e madhe për Vladimir Putinin, por edhe për reputacionin e shërbimit të tij sekret, sepse Beseda ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Putinit, përfshirë një mik, të cilin ai e solli në Moskë nga Shën Petersburg dhe e emëroi në krye të një detyre shumë të rëndësishme.
Sergei Beseda është dhe shumë i afërt me miqtë më të ngushtë të Putinit, vëllezërit Rothenberg dhe bankierin Konstantin Goloshchapov, të cilin mediat vendase e quajnë “masazhisti i Putinit”.

Burgu Lefort është një nga vendet më famëkeqe në Moskë – ai u ndërtua në 1881 dhe momentet e tij më të errëta u përjetuan gjatë represionit të Stalinit në vitet 1930 dhe 1940, kur qindra mijëra të burgosur politikë kaluan nëpër të. shumë prej të cilëve u vranë aty.