BallinaKronikeEMRI/Tentoi të vrasë me armë zjarri një person dhe më pas ia...

EMRI/Tentoi të vrasë me armë zjarri një person dhe më pas ia mbathi, arrestohet 28 vjeçari

Një 28 vjeçar me iniciale E.K. është arrestuar nga policia e Tiranës pasi një ditë më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person pas një sherri në zonën e Kombinatit.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Speed”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, vihet në pranga një 28-vjeçar.  Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me të cilën 28-vjeçari tentoi të kryente vrasjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, një shtetas ka qëlluar me armë zjarri drejt një shtetasi tjetër, dhe më pas është larguar, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Speed”.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi E. K., ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. I., 35 vjeç, dhe më pas është larguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular