BallinaOP EDI riu vlonjat letër drejtuar deputetit Rilindas-Socialist: Paturpësisht, me anën e ushtarit...

I riu vlonjat letër drejtuar deputetit Rilindas-Socialist: Paturpësisht, me anën e ushtarit të sektit të Rilindjes Socialiste Urbane, dolët…

spot_img
spot_img

Nga Rezenbrik Serjani

Drejtuar Deputetit Rilindas-Socialist Ilir Metajt!

Paturpësisht, me anën e ushtarit të sektit të Rilindjes Socialiste Urbane, dolën dje dhe rimbrojtën shpifësirën prej betoni në Sheshin e Flamurit ! Ushtari i sektit Rilindas-Socialist, deputet i sektit në Vlorë, ushtari i panjohur, që shkel në Vlorë sa herë i jep urdhër partia-sekt, doli dhe me delirin e kënaqësive që i jep shefi i tij, doli dhe kakariti për Sheshin e Flamurit, pacipërisht duke thënë se është kryevepër e Rilindjes Urbane.

Zoti Deputet Socialist, Me kakaritjen e djeshme turpërove edhe ato pak njohuri që ndoshta ke. Zoti deputet, mos mbulo diellin me shosh, sepse shpifësirën tuaj 3D, nuk ka vlonjatë e vlonjate që e do me shpirt . Të mbrosh atë shëmtirë betoni, je kundër historisë. Të mbrosh atë terminal prej kollonaresh je kundër Vlorës.

Doza butaforike kakaritjes tënde i shtove kur na fole dhe për lulëzimin ekonomik të Vlorës. Zoti Deputet, Nëse nuk e mbron dot Sheshin e Flamurit, mos mbro shëmtirat e qejfit të kryetarit tënd të sektit, sepse përdhos xhaketën prej deputeti të Vlorës.

Kthjellohu Zoti Deputet ! Nëse vërtetë e mbron monstrën e betonit 3D, nëse vërtetë e do atë shpifësirë betoni mbi Sheshin e shenjtë të Kombit, si vlonjatë, si i arsimuar ndoshta edhe si intelektual, Turpi të Mbuloftë !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular