BallinaUncategorizedTABELA/ Ja si parashikohet të jetë moti këtë fundjavë

TABELA/ Ja si parashikohet të jetë moti këtë fundjavë

spot_img
spot_img

Sinoptikanet e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak bejne me dije se temperaturat e ajrit ne vendin tone janë në rritje dhe “një paqëndrueshmëri e lehtë mjafton të kthejë motin nga të kthjellët në të vranët si dhe reshje shiu afatshkurtra por të rrëmbyeshëm”.

Në këtë mënyrë kjo fundjavë (si për ditën e Shtunë ashtu dhe atë të Diel) parashikohet që ditët nisin fillimisht me diell e vranësira kalimtare.

“Më pas në orët e nxehta të ditës (mesditë deri pasdite) do te kete shtim vranësirash deri në të dendura kryesisht relievet kodrinore – malore”.

Në një pjesë të madhe të territorit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobeta dhe lokale. Por përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto reshje hera-herës janë të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-15m/s.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular