BallinaKronikeTre anëtarë të një familje paraqiten në spital të plagosur, çfarë ka...

Tre anëtarë të një familje paraqiten në spital të plagosur, çfarë ka ndodhur në orët e mbrëmjes. Dyshimet për ngjarjen

Tre persona anëtarë të një familje janë plagosur me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Çukë të Sarandës dhe raportohet se personat janë paraqitur në spital me plagë në trup.

Panorama.al mëson se personat e plagosur janë Shaban Avduli 62 vjeç dhe dy djemtë e tij, njëri prej tyre i identifikuar si Florenc Avduli 37 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, shtetasin S.Gj dhe e ka shpallur ne kërkim, i cili është person me precedentë të mëparshëm.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te konfliktit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular