Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, gjeti golin e parë në La Liga dhe gjithashtu të parin me fanellën e Granadës, në një sfidë të rëndësishme përballë Majorkës së Vedat Muriqit.
Sulmuesi hyri në minutën e 62’ të sfidës dhe në të 78’ gjeti rrugën e rrjetës falë nuhatjes së tij për golin, duke përfituar në maksimum nga një top i humbur në zonë dhe falë presionit që shqiptari po i ushtronte mbrojtësit.
Sipas faqes së statistikave, “Sofa Score” ekskluzivisht për “Panorama Sport”, Uzuni u vlerësua me notën 7,2, në vetëm 28 minuta të luajtura. Dy goditje u numëruan nga shqiptari, nga të cilat një ishte në portë. Gjithashtu ai numëroi dhe 16 prekje të topit.
PANORAMASPORT.AL