BallinaKulture"O BOTË MIZERE...! Cikël poetik nga Nexhbedin Basha

“O BOTË MIZERE…! Cikël poetik nga Nexhbedin Basha

O BOTË MIZERE…!

Një gjum i thellë me ka kapluar,
Si një re e zezë vërtitet,
Kjo botë mizere me ka turbulluar,
Të gjata më duken vitet…

Në zgrip na çove, o botë mizere,
Të pritëm të na sillje lule,
Veset na kanë mbështjell zemrën,
Ti na solle “petulla me pekule”.

Të desha, të bukur si sorkadhe,
O botë e ç’thurur me vese,
Gjumi më është trazuar fare,
Dita mbushur me kurthe e leqe.

Bixhozi, alkooli e droga, si “kurvat”,
Si përbindësh përthithur, mes veti,
Të ëmbëlta të duken minutat,
Si ariu në kafaz mbyllur mileti.

Në netët pa gjumë ndjej ankthin,
Pres të bie zilja çdo çast,
Nëse jam në ëndër apo zgjuar,
Si ofshamë me vjen të gërthas.

Thika pas shpine na ke ngulur,
Plagë në zemër e vese,
Pushtat na kanë poshtëruar,
Si dhelpra në çark ngritur leqe.

Kuajt hingërijnë…hingërijnë..,
Të gindurit duken si të undë,
Gongu ka rënë, daullet bien,
Kush ka vesh le ta dëgjojë këtë ninullë.

QIELLI I PËRFLAKUR NË UKRAHINË….!

Mëngjeset gdhihen të zymta,
Si dimri i acartë,
Qytete rrënuar e britma,
Dhe statuja që rrëzohen çdo natë.

Po tretet si qiriu e djeshmja arkitektonike,
E latuar me lavde në shekuj,
Si hije, do i ndjekin plagët,
Në ditare shkruar e sotmja dhe e djeshmja.

Në qiellin përflakur breshëri raketash,
Në barikada trimat stoik qëndrojnë,
Sirenat trazojnë gjakun e bardhë,
Si dragua përballën me krismat në front.

Ulurima e sirenave trazoi gjumin,
Si virus pandemie  u shpërnda në eter,
Nëna kërkon fëmijën nën rrënoja bombardimesh.
Nën fishkëllimën e predhave, lëviz si maliher.

Pranvera po vjen e brishtë me qiellin përflakur,
Ukrahina lëngon nga plagët e vjetra,
Luftëtarët si pishtar ndezur  istikameve,
Përleshen me dimrin e madh të sovjetike.

NË ATË KREDO S’DOJA TË ISHA…

Në  Detin e Kuq ka nis gostia,
Ku peshqit helmues hedhin valle tinëz,
Valët e detit përzihen me muzikën,
Heshtja gri prish në zë ritet.

Në atë kredo s’doja të isha…
Ku gatuhet peshku Zebër,
I ngjyrosur gri Ai shton helmin,
Në sfond shkëmbinjë ngjyrë gjelbër.

Në atë kredo s’doja të isha…
Ku luan peshkaqeni Tigër me detin,
Ku peshku Napaleon hedh valle,
E fëmijët lozin me pinguinët te bregu.

Me korrale mal me vargje do thurrja,
Me luspa do krijoja një lëmsh të zjarrtë,
Me muzikë rrok do gostisja dynjanë,
Peshkun Tigër do e nxirrja në radë.

BORA NË KUJTIME!

Bora e parë ra hollë- hollë,
Si re e bardhë mbi male  ka ardhur,
Flokëzat që binin si flutura përtokë, Hakërehen me pemët degëzbardhur.

Hedh kujtimet në ditar,
Sjell në mendje fëmijërinë,
Bardhësia e borës, një mall më ngjall,
Kjo bukuri më sjell magjinë.

Dëbora, me pejsazh të bardhë,
Flokë, flokë lexojnë me rite,
Çizmet veshur n’dimrin e acartë ,
Më pickojnë shumë ato vite.

Dhe unë mbi dëborë endem,
Shkrihem me të si një fëmijë,
Kujtimet në mendje me treten..
Tek puth diellin edhe ngricë.

Qilimi i bardhë mbuloi  malet,
Befas si n’fush të  Korrabit më ngjan,
Ky mall për vendin tim s’ndalet,
Ah, kjo dëborë ç’më nxit k’të mall!

E hollë, e butë dhe e egër,
Lëndinat mbuluar me bardhësinë,
Si një nuse me vello hedhur,
Ç’po me kujton sot fëmijërinë.

Si ju jam një shpirt i lirë…!

Unë jam si ju, e dua jetën,
Si të vijë e ëmbël, e idhët,
Stolis me vargje të vërtetën,
Më magjeps vargu e s’ndal penën.

Lulkat s’më pëlqejnë, me mure përplasëm,
Si trajner nuk rresht të flas me kode,
Kur mizën e bëjnë buall gajasëm,
Si poetë thith bishta cigare në hone.

Jetën e dua me ngjyrat e ylberit,
Si biolog studjoj ajrin n’atmosferë,
Pena më krijon magji me ngjyrat,
Ndjej aromën e karafilit në degë.

E dua jetën, si familjen,
Jam njëri si ju ndër mijra,
Si ju jam një shpirt i lirë…
Në vargje është bota dhe hapsira.

Pse qan vargu…?!

Varg o varg, pse po qan,
Të kanë vrarë me manzer, a ar,
Si s’të qethen e zbukuruan,
Qesim punuan e s’të latuan.

Varg o varg, pse po qan,
Si s’të lanë të ngjitesh në mal,
S’të kuruan, si shëndetin,
S’të ujitën për bereqetin.

Varg o Varg, pse po loton,
Ti je lule, je borzilok,
Je loti që pikon në zemër,
Si çdo fabul ke një emër,

Varg o varg pse loton,
Kush ka faj që s’këndon,
Je mistike dhe i brishtë,
Je si kafja me çajnikë.

Varg o varg, pse loton,
A s’ke muzë dhe po vajton,
Stilistika e rima t’ka ikur,
Më je bërë si lule e vishkur.

O poet, ju miq të vargut,
Pesha e fjalës  cilësi e
mallit,
Jepni vargut ngjyra pikmenti,
Dritë dhe shkëlqim si rreze dielli.

URIME PËR DITËLINDJEN
BIRI IM…!

Poezi

Sapo u zgjova nis të shkruaj,
Vargje, vargje, për tim bir,
Sot Besmiri ka ditëlindjen,
Kalvar kujtimesh, si pështjellim.

I gris letrat i bëj copë-copë,
Si poet vargu më ngec,
Për ditëlindjen e evlatit,
Qenka e vështirë fjalë të gjesh.

Urime, urime biri im,…
Jam krenar me ty çdo çast,
Si  bleta ke mbledh nektarin,
Je si koshere plot  me mjaltë.

Vargje urimi thurr për ty,
Dashuria rrjedh sinqertë,
Babë e bir, si mishi me thoin,
Si një mal lidhur në jetë.

Një këshillë ti po ta them,
I rrëmbyeshëm je naj herë,
Si snajperist gjuan në shenjë,
Jeto jetën si pranverë.

Futbollist ish ëndra jote,
Plot besim e fisnikëri,
Shpirt bekuar gojëmjaltë,
Si në jetë dhe në  ushtri.

Biri im, ti më nuk je djalë,
Je një prind, je familjar,
Rruga e jetës është  kontrast,
Ajo vjen porsi valë…

Në ushtri si misionar,
Ku ke shkelur ke lënë gjurmë,
Një fjalë e popullit i shkon për shtat,
“Mos i shiko gunën, po shikoj punën”

Maji lule mbirë mbi dhe…

Vitet ikin, lënë pas ujvara,
Maji kujton lulet mbirë mbi dhe,
Në çdo pëllëmbë të Arbërit labidarë,
Kopshte me lule, si pranverë.

5 maji si një plis i bardhë,
Zemra e një kombi që pulson,
Lumej  gjaku, si valë,
Dhëmb shpirti i kombit si gjithmonë.

Dëshmorë e martirë flijuar,
Në istikame ngjeshur jataganë,
Mbrujtur me ideale kuruar,
Si shqipe fluturuan për vatanë.

Vitet ikin, lënë pas ujvara,
Cep më cep burime e kroje,
Bucela thyer, lyer me gjak vatani,
Shteg më shteg luftuan për këto troje.

Një komb një ideal, për vatan flijuar,
Puthën flamurin simbol të përjetësisë,
Në varreza mermeri si ari pasuruar,
Përmendorja kuvendon për bëmat e lirisë.

MJERGULLA…

Mjegulla, si hije lëviz në qiell,
Dhe më ndjeg nga pas,
Mjegulla e dashurisë më ngjiz,
Në arterie kur bëj paj pas.

Mjegulla lëshon aromë ftohtësie,
Mbi lum lind dhe ngjitet në mal,
Herë, herë lëshon shkëndija,
Herë, herë mbytet në maraz.

Mjegulla në lugina lëviz si rre e zezë,
Pickon si gremza pemët e pa mat,
T’kur bereqetin, troket shëndet lig,
Lëviz në livadhe si e marrë.

Në horizont më shfaqet ajo,
E bardha është bekim,
Kur bie shi me gjyma e rrufe,
E zeza është e trishtë.

Mjergull është jeta në vranësi,
Si politika ekstrem në brishtësi,
Ajo kur shfaqet është  diell e shi,
Si e ëmbëlta e sheqerosur me idhëti.

Në vargjet e Dritëroit, “Mjegulla e dashurisë”, kuruar,
Në pore le gjurmë  si mit,
Si e çakërdisur lëviz në horizont,
Ajo është ilaç i dashurisë që ngjiz.

Nexhbedin Basha
Poet e gazetar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular