BallinaBotaCNN: Vladimir Putin ka pak për të festuar në ditën e tij...

CNN: Vladimir Putin ka pak për të festuar në ditën e tij të rëndësishme, ushtria ruse është dobësuar…

Presidenti rus Vladimir Putin i merr seriozisht përvjetorët rusë. Sipas CNN nuk ishte rastësi që pushtimi i Ukrainës nisi një ditë pas përvjetorit të Mbrojtjes së Atdheut, një festë e arritjeve ushtarake të Rusisë.

Ishte në të njëjtën periudhë kohore kur në vitin 2014 hodhi hapin e parë për aneksimin e Krimesë nga Ukraina përmes protestave të orkestruara pro-ruse në gadishull.

Putini kishte shpresuar se do të kishte shumë për të festuar deri të hënën, ditë e cila shënon mposhtjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ishte më 8 maj 1945, (9 maj me orën e Moskës) kur Gjermania nënshkroi dorëzimin në Berlin duke i dhënë fund luftimeve.

Putin dhe qeveria e tij kanë thënë vazhdimisht se qëllimi i të ashtuquajturit “operacion special” i tyre është “denazifikimi” i Ukrainës dhe se çlirimi i vendit nga nazistët është një çështje e mbijetesës së Rusisë.

Sipas CNN ky është një argument që nuk ka peshë reale. Edhe pse makineria e propagandës së Kremlinit,  ka funksionuar që nga nisja e pushtimit, do të jetë e vështirë për Putinin që të hënën t’i kthejë humbjet e Rusisë në fitore të vërtetë.

Ushtria ruse e tejkalon atë të Ukrainës në çdo masë, edhe me armët e rënda që po dërgon Perëndimi, megjithatë ajo nuk arriti të pushtojë territorin në veri, e as Kievin, dhe po përpiqet të përparojë në lindje, ku është e fokusuar tani.

Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se Rusia ka humbur më shumë se 24 mijë trupa në më shumë se dy muaj.  CNN nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra dhe ka gjasa të ketë humbje të mëdha edhe nga pala ukrainase. Megjithatë, është e pamohueshme që ushtria ruse është dobësuar.

Ndërkohë, armiqtë e Putinit në Perëndim, të cilët Rusia ishte përpjekur aq shumë t’i përçante me vite, janë gjithnjë e më të bashkuar, të gjithë për kauzën e sigurimit të fitores për Ukrainën.

Emily Ferris, një studiuese me Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, tha se dështimet e Rusisë kishin qenë kryesisht logjistike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular