BallinaKryesoreDeputeti i PD Luçiano Boçi: Presidenti nuk mund të jetë produkt farsë

Deputeti i PD Luçiano Boçi: Presidenti nuk mund të jetë produkt farsë

Deputeti i PD Luçiano Boçi: Presidenti nuk mund të jetë produkt farsë.

Tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë.

Çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut.

Politikisht proçesin e orienton KESHILLI KOMBËTAR dhe grupin e negociatave e përcakton KOMISIONI I RITHEMELIMIT.

Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ.

Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarte e parime e as për procedurë.

Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e rradhës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular